Ambasadori i SHBA-së: Revolucioni "Portokalli"
Më 1 mars, pyetjet e njerëzve, "po hë, kur do të fillojë", morën një përgjigje. Spektakli i njohur i humorit shqiptar filloi. Filloi dhe filloi shumë bukur madje. Plot surpriza. Një prej tyre ishte dhe pjesëmarrja në spektakël e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, John Withers, i cili, që prej përrallës së tij të famshme në shkollën "Fan Noli", është marrë në satirë nga "Portokalli".
Ambasadori Withers ndiqte spektaklin nga një mjedis tjetër i studiove. Që prej përrallës së tij të famshme në shkollën "Fan Noli", në kulmin e betejës politike dhe institucionale për ligjin e lustracionit, përralla ishte rimarrë me satirë nga "Portokalli":
- Të shtunën hëngri kaq e aq...
- Berisha është i pangopur, vetëm tendera ha...
- Kush?
- Rama...
- Jo, I‘m talking for you...!
Kësaj here, Marin Orhanasi, një aktor i njohur i spektaklit të humorit, do të tregojë një tjetër përrallë, një përrallë amerikane që autorët e "Portokallisë" e kanë zgjedhur me kujdes. Ambasadori e ka përrallën përpara, por është i emocionuar për pritjen e publikut.
Ora e së vërtetës, pra e përballjes me publikun, kishte ardhur dhe zoti Withers e shijoi vërtet: "Ishte e mrekullueshme. Ishte një kënaqësi e vërtetë për mua dhe gjithashtu një nder. E di që spektakli është mjaft popullor dhe fakti që më ftuan për t‘u shfaqur për pak minuta në spektakël, m‘u duk shumë e sjellshme prej tyre. Zotëria, që luan rolin tim, është i jashtëzakonshëm. Ka krejt lëvizjet e mia dhe pamjen time; ishte një kënaqësi e vërtetë për mua që e takova".
Ndërsa komenti i tij për episodin e dikurshëm që e bëri personazh të "Portokallisë", ishte po aq lakonik, sa edhe përralla që tregoi atëherë. "Në të vërtetë, jam mjaft i kënaqur që ajo ngjarje, fakti që lexova për fëmijët në shkollën ‘Fan Noli‘, pati një jehonë kaq të madhe. Sepse për mua, të afrohesha me fëmijët shqiptarë, të shikoja reagimet e tyre dhe fytyrat e tyre të qeshura, ishte një kënaqësi e madhe, ndërsa për njerëz të tjerë, fakti që e morën atë episod dhe bënë lidhjen mes meje dhe atij evenimenti të gëzueshëm, ishte fantastike fare", shtoi plot emocione ambasadori amerikan.
Në fund, gjithçka përfundoi me të qeshur. Por me amerikanët, nuk është gjithmonë e sigurt nëse pas të qeshurës, nuk ka asgjë serioze.