E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmir Vata shënon me Koblenc

Fatmir Vata ka qenë protagonist në fitoren 2-0 që Koblenc arriti në fushën e Augsburgut. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar golin e dytë, ndërkohë që miqtë kishin kaluar fillimisht në avantazh falë një autogoli të Sinkalas. Por, nëse dita e 37-vjeçarit në Gjermani ka qenë e përkryer, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Valon Behramin. Kosovari me pasaportë zvicerane është dëmtuar rëndë në sfidën e Premiershipit, ku Uest Hemi fitoi 1-0 me Mançester Sitin. Mesfushori 23-vjeçar është dëmtuar rëndë në gju, pas ndërhyrjes së një kundërshtari dhe për ta transportuar jashtë fushë është nevojitur ndërhyrja e barelës. Gjatë largimit nga stadiumi, mësohet se për Behramin është përdorur edhe maska e oksigjenit. Sipas analizave të para, lojtari pritet të qëndrojë për shumë muaj jashtë futbollit të luajtur, pasi ka dëmtuar ligamentet e gjurit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›