E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori i ri, problemet e vjetra

Nga Express më 05 mars 2011 në ora 14:30

Ambasadori i ri i BE-së në Maqedoni, Piter Sorensen, me dorëzimin e letrave kredenciale presidentit të shtetit, u zotua se do ta ndihmojë Maqedoninë për të kapërcyer të gjitha pengesat në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

“Do të investoj të gjitha përpjekjet dhe kapacitetet për t’i ndihmuar vendit tuaj në përpjekjet për të realizuar perspektivën në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, të krijojmë edhe marrëdhënie sa më efikase me institucionet e BE-së”, tha diplomati i ri i emëruar në zyrën e BE-së, Piter Sorensen, duke nisur dhe zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Maqedoni.

Sorensen apostrofoi se “përkrahja e gjerë e qytetarëve të Maqedonisë për integrimin e vendit në BE, është një përparësi e madhe në procesin euro-integrues, me ç’ka, ky disponim do të bëjë punën e tij më të vlerësuar”.

Nga ana tjetër, presidenti Gjorgje Ivanov shprehu optimizmin që Maqedonia këtë vit kur shënon 20-vjetorin e pavarësisë dhe 10-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, mund të nisë dhe bisedimet për anëtarësim me BE-në.

Sorensen vjen në detyrën e ambasadorit të BE-së në Maqedoni në vend të diplomatit të deritashëm skocez, Ervan Fuere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›