E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori italian Plotesoni reformat e integrimit

Ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani i ka bërë thirrje klasës politike shqiptare të bashkëpunojë në dobi të integrimit të vendit.

Gjate nje vizite qe ka zhvilluar ne qytetit e Elbasanit, Gaiani tha se reformat e mbetura jane shume te rendesishme dhe klasa politike shqiptare duhet te lere pas interesat e ngushta partiake per interesat e vendit.

Ambasadori italian vleresoi progresraportin e Komisionit Europian duke theksuar se ne kete raport u vleresuan arritjen e Shqiperise, por u percaktuan qarte edhe hapat e metejshme qe duhet te ndiqen dhe qe kane nje rendesi te madhe. Në datën 10 tetor Komisioni Europian rekomandoi dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë por me kushte. Sipas progress raportit të KE-së Shqipëria duhet të miratojë deri në dhjetor ligjin për Gjykatën e Lartë, ligjin për administratën shtetërore dhe reformën parlamentare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›