E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevistet gjendja e renduar Po mbahemi si te burgosur

Në ditën e 25 të grevës së urisë gjendja shëndetësore e ish të përndjekurve është shumë e rënduar.Mjekët thonë se ata kanë vështirësi me frymëmarrjen, ndërkohë që edhe kushtet atmosferike po ia vështirësojnë gjendjen.

Grevisti Vllasi Koçi, i cili në orët e mbrëmjes iu drejtua spitalit për shkak të gjendjes shëndetësore është rikthyer në grevë, pasi siç shprehet ai është është lënë mënjanë nga mjekët e urgjencës.

“Grevisti shkoi atje dhe pa një shërbim jo të kujdesshëm nga ana e urgjencës, ndaj u detyrua që të heqë serumin dhe të kthehet përsëri në ambientet e grevës", thotë një koleg i tij.

Grevistët thonë se nuk Greva e uriseGrevistët: Berisha të mos shpikë armiqBerisha: Në krye të grevës, të inkriminuar Rëndohet shëndeti i grevistëve do të heqin dorë nga greva deri në plotësimin e kërkesave të tyre pavarësisht qëndrimit të ashpër të kryeministrit Berisha ndaj tyre.

“Ashpërsimi i zotit Berisha vazhdon cdo ditë të bëhet me agresiv. Agresiviteti i tij e ka origjinën tek urrejtja ndaj të burgosurve politikë", thonë grevistët.

Halimi: Të gjithë e kanë marrë këstin e parë

Që nga viti 2007, kur është miratuar ligji që përcakton dëmshpërblimin financiar të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, në Ministrinë e Drejtësisë janë depozituar brenda afatit 17 518 kerkesa, ndërsa rreth dy mijë të tjera janë jashte afatit, kërkesa për të cilat Qeveria i ka propozuar Parlamentit disa muaj më parë shtyrjen e afatit edhe për trajtimin e tyre.

Me keto te dhena ministri i Drejtesise Eduart Halimi u paraqit ne Komisionin e Ligjeve, pas nje kerkese te Partisë Socialiste per t'u njohur me situaten e zbatimit te ligjit per ish te perndjekurit. Sipas ministrit Halimi, deri tani jane miratuar 11 759 dosje, kryesisht te atyre te denuar me burg dhe te ekzekutuar.

“Sipas informacioneve që më vijnë edhe nga Ministria e Financave, rezulton që të gjithë e kanë marrë këstin e parë. Ka përfunduar edhe faza e dytë e dëmshpërblimeve për ata persona mbi 65 vjeç dhe tani ka nisur shpërndarja e këstit të dytë edhe për ata persona nën 65 vjeç, por kjo sipas rendit kronologjik të kërkesave", tha Halimi.

Ministri i Drejtësisë informoi per nje shume rreth 65 milione dollare, e disbursuar per demshperblimin e ish te perndjekurve politike.

Ministria po pret miratimin e ndryshimit te ligjit per te trajtuar edhe rreth 3300 kerkesa per te internuarit ne vende te rrethuar ne tela me gjemba dhe per ata te pushkatuar pa gjyq, per te cilet duhet pranuar nje dokumentacion qe verteton perndjekjen e tyre, si dhe do te trajtoje me nje skeme te veçante pensioni rreth 4 mije kerkesa per ata qe kane vuajtur internimet dhe debimet. Nga  20 589 kerkesa, sipas Ministrit të Drejtësisë janë refuzuar vetem 1600 kerkesa per dokumenatcion te manget.

Pas ketyre te dhenave opozita qe e kishte thirrur zotin Halimi nuk beri asnje pyetje dhe pas mbylljes se seances vetem me deklarimet e ministrit te Drejtesise, deputeti socialist Pandeli Majko beri kete shpjegim per mungesen e pyetjeve: "Sot ne nuk beme pyetje, pasi ne nuk jemi përfaqësuesit e grevës së urisë dhe nuk marrim përsipër të flasim në emër të kërkesave që ata kanë. Sot në publik, ne u përpoqëm të nxisim përfaqësuesit e institucioneve qeveritare të flisnin. U takon të përndjekurve të bëjnë komente për këto çështje", tha Majko.

I pyetur nese Partia Socialiste ndjehet pergjegjese qe gjate 8 viteve te qeverisjes nuk i ka dhene asnje demshperblim shtreses se ish te denuarve dhe te perndjekurve politike, zoti Majko u pergjigj: “Ne jemi te gjithe përgjegjës. Nuk donim te benim debat politik pikërisht për këtë arsye. Dje ishte ditëlindja e kryeministrit aktual, sot eshte ajo e Enver Hoxhes. Nuk mendoj se i bënim nder ketyre dy diteve sot per te diskutuar ne kete çeshtje. Mendoj se do te ishte ironi e tepërt për të diskutuar më gjatë në këtë cështje sesa ajo që ne bëmë".

PS: Greva e urisë dhe darkat luksoze

Partia Socialiste vijoi denoncimin e saj per ankandin e pikturave te organizuar nga Fondacioni i Femijeve Shqiptare, ne te cilin sipas saj u mblodhen 544 mije 300 euro.

Keti Bazhdari tha se darka luksoze dhe mbremja gala u organizua ne kohen kur te perndjekurit politikë ishin ne diten e 23-te te greves se urise dhe per ta Qeveria nuk ka dhene asnje pergjigje.

"Fondacioni i Familjes publikoi sot një prononcim për shtyp ku pretendon se jep shpjegime për denoncimin e Partisë Socialiste për darkën luksoze dhe ankandin e pikturave, ku sipas asaj që pohon vetë Fondacioni i Familjes u mblodhën plot 544 300 euro. Kjo deklaratë e Fondacionit të Familjes jo vetëm që nuk u jep përgjigje shqetësimeve të ngritura nga Partia Socialiste, por vetëm sa shton edhe më shumë pikëpyetjet dhe dyshimet mbi qëllimet e vërteta të këtij ankandi. Një pyetje personale për Fondacionin e Familjes; A ju vret ndopak ndërgjegjja që ndërkohë që ju organizonit darkën luksoze gala, të denjë për ndonjë sulltanat afrikan, dhe ankandin ku paraja derdhej lumë, vetëm disa qindra metra më larg një grup të përndjekurish dergjeshin pa ngrënë në ditën e 23 të grevës së tyre të dëshpëruar? A ndjeni ndopak dhimbsuri që sot, kur ju numëroni paratë, të përndjekurit vazhdojnë të qëndrojnë në grevë, në kushte të rënda e me shëndetin që u është përkeqësuar deri sa po u rrezikon dhe jetën?" tha Bazhdari.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›