E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori spanjoll, Montobbio: Standardet për në BE fillojnë që nga pranimi i rezultatit të zgjedhjeve

Presidenca Spanjolle e BE, i tërheq vëmendjen opozitës, i kujton se nëpërmjet bojkotit të parlamentit, po i shkakton një kosto të rëndë demokracisë dhe aspiratave të Shqipërisë për integrim. Ambasadori spanjoll në vendin tonë, Manuel Montobbio deklaron se Shqipëria ka objektiva të përcaktuara nëse do të jetë pjesë e BE. Ambasadori spanjoll, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, pohoi se Shqipëria duhet të ketë një hartë për të hyrë në BE që përcaktohet nga progres raporti i KE. “Metamorfoza juaj duhet të ecë në drejtimin e duhur për forcimin e shtetit të së drejtës, duhen respektuar standardet e BE sa i përket zgjedhjeve, ku të gjitha palët duhet të bien dakord, duhet të ketë një administratë e mbeshtetur te meritat e personelit dhe i duhet shpallur luftë korrupsionit", argumentoi Montobbio. Sipas tij, nëse BE përpiqet të ketë politika legjitime të përbashkëta nuk është një çështje që ndikon vetëm BE, por edhe Shqipërinë. "Nëse naftësjellësi do hyjë në BE duhet të kalojë nëpërmjet Shqipërisë ndaj dhe Shqipëria ka interesat e saj nëse bashkohet me BE", u shpreh ai. Ai tha se hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës, i cili vlerëson si parësor krijimin e diplomacisë së përbashkët dhe bashkimin ekonomik, mbetet prioritet i presidencës spanjolle të Bashkimit Europian. Montobbio theksoi se BE-ja duhet të forcohet dhe të garantohet liria e të drejtat e njeriut....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›