E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori suedez, BE: Masa ndaj Minskut

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton ka paralajmëruar Bjellorusinë se BE-ja do të marrë masat e duhura në përgjigje të dëbimit të ambasadorit suedez.

Suedia thotë se Bjellorusia ka dëbuar ambasadorin e saj, Stefan Erikson, për shkak të takimeve që ai ka pasur me opozitën bjelloruse.

Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bild e ka cilësuar këtë hap si veprim të egër.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë, Andrei Savinih, ka thënë se autoritetet bjelloruse nuk kanë dëbuar ambasadorin suedez, por thjesht kanë vendosur të mos zgjasin akreditimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›