E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, apel grave: Së bashku kundër kancerit

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ne vijim te fushates sensibilizese per grate e vajzat ka perseritur sot nga Petrela apelin per berje te mamografise dhe pap testit.

Shëndeti i nënës, shëndeti i gruas, ashtu sikurse i fëmijës, është jeta, është familja, e ardhmja; është besimi, është siguria,  tha Topalli, duke iu drejtuar grave dhe vajzave te pranishme.

Duke inkurajuar gratë dhe vajzat të rrëzojnë murin e ndrojes dhe të frikës, për të bërë Paptestin e Mamografinë, Topalli tha se vitet e fundit ka shenuar rritje numri i diagnostifikimeve.

Kryetarja e Kuvendit tha se do të punojë pa u ndalur  në këtë nisëm në mbrojtje të shëndetit të grave, që të bëjë të mundur që, çdo grua, çdo vajzë dhe nënë shqiptare të kryejë falas analizat e Paptestit dhe Mamografisë.

Gjatë takimit, gratë dhe vajzat e komunës Petrelë morën shpjegimet dhe udhëzimet e nevojshme të mjekëve, të cilët po mbështesin, hap pas hapi, Kryetaren e Kuvendit në këtë fushatë në mbrojtje të shëndetit të grave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›