Ambasadorja Hohmann: BE pret që Shqipëria të ridyfishojë përpjekjet për të trajtuar reformat kyçe

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann gjatë fjalës së saj në ceremoninë e hapjes së edicionit të shtatë të Shkollës së Integrimit Europian deklaroi se Shqipëria ka bërë progres në axhendën e reformave lidhur me integrimin e vendit në BE. Hohmann deklaroi se është tepër e rëndëishme të kuptohet se procesi i anëtarësimit të vendit në BE është më shume se thjesht proces teknik.
“Kënaqësi e madhe të jem këtu sot. Shkolla e Integrimit Europian vjen në momentin e duhur. Ja keni dalë mbanë me këtë proces. Nuk mund të kishte ardhur në një moment më të mirë se ky, se jo vetëm kemi filluar negociatat më 1899 korrik por para 10 ditësh pata mundësinë të prezantoja raportin e këtij viti për Shqipërinë në jo vetëm në KE. Nuk është thjesht një proces mes komisionit dhe qeverisë. Programi i kësaj jave është shumë intensiv. Është mundësi e madhe për të ndërvepruar. Ju e dini që me negociatat kemi filluar procesin e analizës legjislative. Kjo është faza e parë dhe ju do të shihni këto faza individuale të procesit.
Ajo që është e rëndësishme është të kuptoni se proces i anëtarësimit në BE është shumë më shumë se sa procesi teknik, në të cilin ulen ekspertët në tryezë në Bruksel dhe thjesht merren me legjislacionin. Jo është një proces ku duhet të përfshihet e gjithë shoqëria. Të gjithë duhet ta kuptojnë se çfarë po ndodh. Sepse jo vetëm në Shqipëri kemi mbi 90% të mbështetjes për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe kjo është unike në rajon. Është pasuri e madhe për vendin. Por dhe fakti që duhet parë se çfarë duhet bërë më tepër me reformat dhe prandaj raporti vjetor për Shqipërinë është i kaq i rëndësishëm. Sepse duhen parë përparësitë, progresi që është bërë. Të gjithë mund të shikojnë se çfarë ka ndodhur, duke e lexuar, janë 120 faqe dokument, por kemi një përmbledhje ekzekutive që jep pikat kryesore dhe të ndarë në kapituj. Kur të hyni të funksionet e ndryshme janë gjëra interesante. Ajo që shohim në raport është shqyrtuar axhenda e reformave, ecuria e Shqipërisë, avantazhet në krahasim me vendet e tjera, ku duhet bërë më shumë punë. Shqipëria ka vijuar të përqendrohet te axhenda e reformave në BE. Ato detyra që janë formuluar në raport duhet që të merren përsipër me përgjegjshmëri sa i përket procesit të tërë”, tha ambasadorja.
Më tej ajo u ndal dhe te fushat në të cilat Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë, një prej të cilave është dhe liria e fjalës. Hohmann theksoi se BE pret që Shqipëria të ridyfishojë përpjekjet për të trajtuar reformat kyçe dhe për të përfunduar shndërrimin politik dhe ekonomik të vendit.
“Ka dhe disa fusha ku ka patur pak fare ecuri ose aspak. Një fushë e cila është shprehur qartë dhe është liria e fjalës. Më lejoni të përmend pritshmëritë që ekzistojnë. Ajo që pritet, mbrojtja më e mirë e gazetarëve. Të sigurohet pavarësia e rregullatorit mediatik, të fuqizohet pavarësia e transmetuesit publik, si dhe qëndrueshmëria financiare në sektor. Ka pritshmëri të qartë. Nuk ka hapësirë këtu për interpretim pasi hapësirat janë bërë të qarta. Por në këtë fazë tjetër që ne jemi, me procesin e negocimit, BE pret që Shqipëria të ridyfishojë përpjekjet e veta për të trajtuar të gjtiha këto reforma kycce, për të përfunduar shndërrimin politik dhe ekonomik të vendit. Por edhe për të sjellë në tyrezë aktorët e rëndësishëm edhe nga shoqëria civile. Nga ky këndvështrim, Shkolla e Integrimit Evropian, kjo shkollë një herë në vit është për të rritur ndërgjegjësimin, për të thelluar njohuritë”, tha ambasadorja.
/rtsh.al/