Paketa anti-shpifje, OSBE: Të kënaqur që qeveria u tërhoq, legjislacioni duhet të garantojë lirinë e medias

Misioni i OSB në Shqipëri ka shprehur kënaqësinë për tërheqjen e qeverisë nga projektligji për median. Sipas OSBE, legjislacioni në lidhje me median, duhet të garantojë lirinë e saj në përputhje me angazhimet e OSBE dhe standartet e tjera ndërkombëtare.
“Jam i kënaqur që qeveria #Shqipëri tërhoqi nga axhenda parlamentare projektligjet e diskutueshme për median, të njohur si paketa “anti-shpifje”. I gjithë legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë #lirinë e medias , në përputhje me angazhimet e #OSBE- së dhe standardet e tjera ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e publikuar në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/