E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja britanike: Presidenti i ri duhet të gëzojë mbështetje të gjerë

Ambasadorja britanike, Fiona McIlwham

Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona McIlwham, në një intervistë ekskluzive për gazetën Panorama, jep këndvështrimin e saj për zhvillimet politike shqiptare. Ajo pret nga të dyja palët që të bëjnë hapa konkretë për nisjen e reformave integruese të bllokuara për shkak të ngërçit politik.E pyetur për ndryshimet kushtetuese, zonja McIlwham shprehet se një reformë kushtetuese ka nevojë për konsultime të gjera me publikun, por dhe me ekspertë vendas dhe të huaj. Sipas saj, duhet të hiqet dorë nga ndryshimet që vijnë pas negociatave dhe bisedimeve të fshehta dhe jo transparente, të cilat, sipas saj, nuk kanë sjellë rezultate pozitive. E pyetur për zgjedhjen e Presidentit me shumicë të thjeshtë në Parlament, ambasadorja britanike në Tiranë shprehet se për të ndërtuar besimin në strukturat më të gjera kushtetuese, duket qartë se ai ose ajo duhet të gëzojnë mbështetje të gjerë. Ambasadorja sheh si efekte të ngërçit politik bllokimin e miratimit të ligjeve, por dhe funksionimin e institucioneve të pavarura. Sulmet politike ndaj këtyre institucioneve, sipas saj, kanë ulur efektshmërinë e tyre, duke mos çuar në ndjekje penale rastet e korrupsionit, ndërsa e sheh mosndëshkueshmërinë e këtyre rasteve, si një faktor që ka ulur dhe besimin e publikut te Drejtësia.
Si e vlerësoni klimën politike në vend tani? A mendoni se ngërçi politik mori fund?
Ka një terren të përbashkët dhe një bazë për të kryer reformat, nëse ka vullnet politik për ti lëvizur gjërat përpara dhe nëse udhëheqësit lënë mënjanë mosmarrëveshjet personale. Të hënën, udhëheqësit politikë të Shqipërisë rikonfirmuan te ministrat e Jashtëm, Fratini dhe Lambrinidis, angazhimin e tyre për të përparuar drejt BE-së. Dhe të gjitha palët kanë pranuar raportin e ODIHR-it për zgjedhjet lokale të majit dhe u zotuan të punojnë së bashku për të zbatuar rekomandimet. Opozita është kthyer tani në Parlament. Këto janë të gjitha shenja inkurajuese. Tani kemi nevojë të shohim vepra.
Cilat janë shanset që Shqipëria të fitojë statusin e kandidatit këtë vit?
BE-ja ka qenë shumë e qartë se çfarë presim ne. Deklaratat nuk do të jenë të mjaftueshme; është koha e fundit për veprime konkrete. Raporti i Komisionit vitin e kaluar, përcaktoi 12 prioritetet kyçe për reforma. Themelore për të gjitha ato dhe rekomandimet e fundit të ODIHR-it, është vullneti politik për të punuar në mënyrë konstruktive dhe konsensuale për të arritur progres. Kjo është thelbësore – dhe tani është urgjente – në qoftë se udhëheqësit shqiptarë duan të përmirësojnë kredibilitetin e tyre në bashkësinë ndërkombëtare dhe të ndryshojnë vlerësimin e BE-së këtë vjeshtë. BE-ja, nëpërmjet ministrave të Jashtëm këtë javë, bëri thirrje për prova konkrete të angazhimit politik; për shenja të prekshme se politikanët i kanë dëgjuar shqetësimet tona dhe janë të gatshëm për të dhënë rezultate.
Ministri i Jashtëm italian, Fratini, ka vendosur disa kushte që, në qoftë se plotësohen, do të thotë se Shqipëria siguron statusin kandidat. A është kjo pikëpamja juaj?
Ka një mundësi reale tani, përpara se Komisioni të përfundojë raportin e tij në javët e ardhshme dhe para se shtetet anëtare të shohin raportin dhe aplikimin e Shqipërisë më vonë këtë vit, për politikanët tuaj për ta vënë Shqipërinë përsëri në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Për të demonstruar kredencialet e tyre në BE, për të rifokusuar debatin te reformat dhe për të filluar trajtimin e problemeve të identifikuara nga ekspertë të BE-së dhe ODIHR-it. Suksesi me Bashkimin Europian, ashtu si suksesi me NATO-n, do të jetë suksesi i gjithë Shqipërisë, dhe jo suksesi i një partie apo qeverie. Ministri i Jashtëm Fratini sugjeroi disa nga gjërat që ne do të prisnim të shikonim, nëse liderët shqiptarë janë vërtet seriozë në lidhje me mbështetjen e progresit të Shqipërisë në BE. Disa prej tyre janë rezoluta konsensuale parlamentare ose një paketë reformash, emërime konsensuale për institucione të rëndësishme, rifillim i procesit të planit të veprimit në BE dhe debat konstruktiv dhe shqyrtim i duhur në Parlament. Ne mund të shtonim edhe një proces rivitalizues për reformën zgjedhore në bazë të rekomandimeve të ODIHR-it, më pak shënim pikësh dhe më shumë debat të konsiderueshëm në Parlament. Të gjitha këto janë gjëra që do të ndihmojë në konsolidimin dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri, si dhe do të rritin shanset e Shqipërisë.
Të gjitha partitë, institucionet dhe shqiptarët kanë një rol vendimtar për të luajtur në realizimin e këtij projekti. Dhe ne, në Mbretërinë e Bashkuar, si përkrahës të fortë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, mbetemi të gatshëm për të mbështetur. Por hapi i parë dhe përgjegjësia bie mbi udhëheqësit politikë të Shqipërisë.
Mbretëria e Bashkuar është e interesuar veçanërisht në fushën e Drejtësisë dhe Policisë; dhe 5 nga prioritetet kyçe kanë një aspekt të kësaj fushe. Çfarë progresi është bërë në këtë fushë, sipas jush?
Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive me një gamë të partnerëve për të mbështetur forcimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve të saj në Shqipëri. Është e qartë nga ky angazhim se klima e polarizuar dhe e personalizuar politike e ka ngadalësuar progresin; jo vetëm për shkak të bllokimit të legjislacionit. Ajo ka hequr vëmendjen dhe ka penguar reforma reale, zbatimin e ligjeve dhe angazhimeve ekzistuese dhe punën për ngritjen e kapaciteteve dhe profesionalizmit të institucioneve të pavarura. Në vend të kësaj, shumë nga këto institucione kanë pësuar sulm politik. Kanë ngelur në vend hetime dhe raste të profilit të lartë dhe të rëndësishme. Prova të qarta të kryerjes së investigimeve proaktive, ndjekjes penale dhe të dënimit të rasteve të korrupsionit, të kërkuara nga Bashkimi Europian, nuk janë dhënë akoma. Ka një ndjenjë të mosndëshkimit që gërryen ende besimin e publikut (në sistemet gjyqësore të këtij vendi). Kjo është e keqe për imazhin e Shqipërisë në BE dhe progresin e saj. Më e rëndësishmja, është e keqe për shqiptarët e thjeshtë.
Cili është mendimi juaj me nismën e opozitës për ndryshimet kushtetuese? A është një shqetësim për komunitetin ndërkombëtar, që Presidenti i Republikës do të zgjidhet me shumicë të thjeshtë në Parlament?
Nuk është për të huajt të japin recetë për një paketë specifike reformash; qoftë kjo për Kushtetutën apo të tjera. Ne, natyrisht, mund të japim këshilla dhe guidë bazuar në kriteret e BE-së dhe praktikat më të mira. Për çështjet kushtetuese ka ekspertizë dhe ide brenda Shqipërisë, dhe jo vetëm brenda partive politike. Politikanët luajnë një rol vital në realizimin e reformave. Por ata nuk duhet të monopolizojnë debatin. Reformat, dhe veçanërisht reforma kushtetuese, i prek të gjithë. Do të shpresoja që politikanët shqiptarë do të donin të konsultohen me publikun dhe ekspertët, lokalë dhe ndërkombëtarë. Zgjidhjet e bëra shpejt e shpejt prapa dyerve të mbyllura ose në nxehtësinë e debatit politik, rrallë kanë prodhuar rezultate të mira. Reformat e mëdha kanë nevojë për kohë dhe mbështetjen e publikut. Por kjo nuk duhet të pengojë reforma të tjera demokratike.
Ju pyetët në mënyrë specifike për postin e Presidentit. Nuk ka dyshim se Presidenti është një pjesë thelbësore e Kushtetutës, si figurë uniteti dhe mbrojtës i pavarësisë së disa institucioneve të tjera kushtetuese. Pra, për të ndërtuar besimin në strukturat më të gjera kushtetuese, duket qartë se ai ose ajo duhet të gëzojnë mbështetje të gjerë.
Di që ju keni udhëtuar në rajon. Si mendoni ju, se Shqipëria krahasohet me fqinjët e saj?
Unë kam udhëtuar shumë në këtë rajon, përfshirë këtu edhe kur punoja në Bosnjë-He

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›