E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Mbështetja e SME-ve dhe klima e investimeve, kyçe për integrimin

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe përmirësimi i klimës së investimeve janë thelbësore për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, deklaroi ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.

Në një takim me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ambasadorja Moreira de Sousa bëri të ditur se diskutimet u përqendruan te procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, zhvillimi i bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe tërheqja e investimeve të huaja direkte.

“Mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe përmirësimi i klimës së investimeve janë thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, u shpreh ambasadorja, në një reagim të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo theksoi se konsultimi i duhur me bizneset dhe aktorët e tjerë mbetet kyç për avancimin e reformave dhe garantimin e zbatimit efektiv të tyre.

Ambasadorja Moreira de Sousa shprehu gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit me ministren Ibrahimaj, në funksion të avancimit të reformave dhe përmirësimit të klimës së biznesit në vend.

/e.xh/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›