E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristrukturimi i kredive rritet me 140%, bizneset kërkojnë zgjatjen e afateve të shlyerjes

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Zgjatja e afateve të shlyerjes po mbetet forma kryesore e ristrukturimit të kredive në sistemin bankar shqiptar, ndërsa gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit vlera e huave të ristrukturuara arriti në rreth 3 miliardë lekë, me rritje të ndjeshme në krahasim me një vit më parë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia e ristrukturuar u rrit me 140% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Kjo shumë përbën rreth 1,3% të fluksit të kredisë së re të dhënë gjatë periudhës dhe afërsisht 8% të stokut të kredive me probleme.

Ristrukturimi ka prekur kryesisht kreditë në valutë të sektorit të biznesit. Në këto raste, bankat dhe klientët kanë orientuar marrëveshjet kryesisht drejt zgjatjes së afatit të maturimit, duke ndryshuar kushtet e shlyerjes së detyrimeve.

Paralelisht, treguesi i kredive me probleme në sistemin bankar ka shënuar përmirësim në raport me një vit më parë.

Në korrik 2026, raporti zbriti në 3,69%, nga 4,04% në korrik 2025.

/e.xh/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›