E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja e BE-së: Sistemi i fortë i drejtësisë, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Sofia Moreira de Sousa u takua sot me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.

Moreira de Sousa theksoi se një sistem i fortë drejtësie është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas ambasadores, gjatë takimit u diskutua mbi prioritetet kryesore të sistemit të prokurorisë në Shqipëri, përfshirë llogaridhënien institucionale dhe vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Moreira de Sousa theksoi se Bashkimi Europian do të vijojë të mbështesë institucionet e drejtësisë në Shqipëri, me synim forcimin e pavarësisë, përgjegjshmërisë dhe efektivitetit të tyre.

“Theksova se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë institucione të drejtësisë të forta, të përgjegjshme, të pavarura dhe efektive, duke kontribuar në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe në forcimin e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë”, nënvizoi ajo.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›