E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja e BE-së takon Gogun: Besimi i publikut te drejtësia, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa zhvilloi një takim sot me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, ku në fokus ishte reforma në drejtësi dhe prioritetet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Ambasadorja theksoi rëndësinë e forcimit të besimit të publikut te sistemi i drejtësisë, duke e cilësuar atë si një element thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Besimi i publikut te sistemi i drejtësisë është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, u shpreh Moreira de Sousa.

Sipas saj, gjatë takimit me ministrin Gogu u diskutua rëndësia e zbatimit të qëndrueshëm të reformës në drejtësi dhe nevoja për t’u përqendruar te prioritetet e anëtarësimit në BE.

“Në pritje të punojmë së bashku për të mbështetur progresin e mëtejshëm”, deklaroi ambasadorja e BE-së.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›