E Diel, 1 Nëntor 2026

Saranda destinacion i preferuar edhe në shtator, mbërrin kroçiera me 457 turistë

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Shtatori po dëshmon se sezoni turistik në Shqipëri vijon edhe pas muajve të verës, me turistë të shumtë që zgjedhin të vizitojnë vendin në ditët e para të vjeshtës. Saranda mbetet një prej pikave të preferuara të udhëtarëve, teksa sot në port mbërriti  kroçiera “Seven Seas Navigation” me 457 turistë nga vende të ndryshme, të cilët shijuan bukuritë e Rivierës dhe pasuritë natyrore e kulturore të zonës. Porti i Sarandës bën të ditur se pas mbërritjes, turistët vizituan disa prej destinacioneve dhe atraksioneve turistike të qytetit të Sarandës, duke u njohur nga afër me bukuritë natyrore dhe pasuritë kulturore të zonës. Mbërritja e kroçierës i shtohet lëvizjeve turistike në Sarandë, e cila vijon të jetë një prej destinacioneve të preferuara për vizitorët që udhëtojnë nëpërmjet lundrimeve turistike. Gjatë qëndrimit në qytet, 457 turistët shijuan Sarandën dhe destinacionet përreth. Kroçiera do të vijojë itinerarin e saj drejt portit të radhës. Saranda vijon të jetë një nga destinacionet e preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj. Për turistët që zgjedhin këtë periudhë, moti i favorshëm, pasuritë natyrore, trashëgimia kulturore dhe atmosfera më e qetë e bregdetit ofrojnë një tjetër mënyrë për të përjetuar Rivierën shqiptare. 1 nga 7

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›