E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja e BE-së takon Malajn: Ministria e Financave rol kyç në procecin e anëtarësimit

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një takim me ministrin e Financave, Petrit Malaj, ku në fokus ishte roli i Ministrisë së Financave në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasadorja Moreira de Sousa theksoi rëndësinë e institucionit në menaxhimin e fondeve të Bashkimit Evropian dhe në përgatitjen e vendit për detyrimet financiare që lidhen me anëtarësimin.

“Ministria e Financave luan një rol kyç në procesin e anëtarësimit, pasi menaxhon fondet e BE-së dhe përgatit vendin për detyrimet financiare që sjell anëtarësimi”, shkruan ambasadorja.

Ajo bëri të ditur se gjatë takimit me ministrin Malaj rikonfirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për punën e Shqipërisë në këto drejtime.

“Dje, u takova me ministrin Petrit Malaj dhe rikonfirmova se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë punën në këto drejtime”, shkruan ajo.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›