Ambasadorja e BE takon Veliaj: Të bashkuar për integrimin Europian të Shqipërisë

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Takimi është publikuar nga ambasadorja Hohmann, e cila shkruan se BE do të punojnë bashkë me Shqipërinë për të çuar përpara reformat e integrimin në BE.
“Të bashkuar për integrimin në BE! Takimi im i parë me kryebashkiakun Erion Veliaj. Gëzohem që pranova Kullën e Sahatit, një pikë referimi kaq e veçantë për Tiranën! Gjithashtu një shenjë e angazhimit tonë të përbashkët për të punuar gjatë gjithë kohës në axhendën e reformës së integrimit të Shqipërisë në BE”, shkruan ambasadorja.
Kryebashkiaku Veliaj i dhuroi ambasadores Hohmann, ‘Kullën e Sahatit’ të Tiranës.
/rtsh.al/