E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ish ministri Tahiri flet në dokumentarin italian para se të dënohej me burg: S’jam i korruptuar, më vunë bombat

Pak ditë para se të përfundonte në burg, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahirin ka folur për një dokumentar italian lidhur me mafien shqiptare. Tahiri ka mohuar të jetë i korruptuar, ndërsa shton se kur ka qenë ministër i ka kërkuar Guardia Di Finanza dhe partnerëve europain të monitorojnë territorin dhe të ndihmojnë Shqipërinë në luftimin e trafikut të drogës. “Nëse do isha i korruptuar”, thotë Tahiri, ”nuk do e kisha bërë këtë”.

“Jam i korruptuar? Nëse do isha i korruptuar, nuk kam ardhur në Itali për të kërkuar nga Guardia di Finanza të monitorojë territorin. I kërkova të gjitha vendeve evropiane të na ndihmojnë të luftojmë trafikun e drogës”, tha Tahiri pak ditë para arrestimit.

Ai ka folur për dokumentarin ‘Trafikantët shqiptarë‘ që do të transmetohet më 24 shtator i plotë dhe është dokumentari i parë i ciklit “Lidhjet e mafies”.

Tahiri thotë se “i kanë vënën bombat” për akuzat që kanë ngritur ndaj tij, ndërsa analizon edhe kultivimin e marijuanës në Shqipëri, që për të është histori varfërie.

“Më vunë bombat dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, marijuana nuk është histori kriminelësh, por varfërie”, thotë Tahiri   

Ish-ministri, tashmë në burg, tregon për pagat që trafikantët e drogës u garantojnë fermerëve, 5 mijë euro në vit vetëm për të rritur marijuanën në fushat e shndërruara në plantacione, para që në Shqipëri përfaqësojnë një shumë të madhe. Kështu trafikantët arritën të rrisin prodhimin dhe të bëhen në këtë sektor ndër eksportuesit e parë në arenën kriminale ndërkombëtare.

“Nëse bën një punë normale duke punuar shumë mund të fitosh deri në 300 euro në muaj, por duke qenë kriminel mund të fitosh të njëjtën shumë në një minutë. Ja pse shumë të rinj tërhiqen nga kjo jetë, nga paraja dhe pushteti”, thotë një ish-trafikant droge.

Ish-ministri Tahiri ishte përfshirë në hetimet e kryera në Itali, të cilat çuan në tetor të po këtij viti, në çmontimin e një organizate kriminale të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Tahiri dyshohet se kishte lidhje me dy anëtarë të organizatës, vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj, i pari i arrestuar në Itali. Habilajt janë të afërm të ish-ministrit, emri i të cilit ka dalë disa herë në përgjimet e kryera nga hetuesit italianë.

Tahiri tashmë ndodhet në burg pasi është dënuar për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj, i akuzuar për lidhje me një grup kriminal të dedikuar për trafikimin e marijuanës drejt Italisë.

Si nisi rrugëtimin mafia shqiptare? Në dokumentar analizohet edhe ngritja e mafias shqiptare. Sipas tyre mafia shqiptare e nisi ngritjen e saj të pandalshme në vitet nëntëdhjetë me sulme ndaj sendeve me vlerë, vjedhje në apartamente, grabitje në vilë derisa u bë trafikant i qenieve njerëzore dhe menaxhoi biznesin e madh të prostitucionit. Origjina e mafias shqiptare është si mbështetje për organizatat kriminale italiane që kanë përdorur fuqinë punëtore shqiptare për të drejtuar furgona, për kontrabandë deri në marrëveshjet e trafikut të drogës.

Mafia shqiptare tashmë ka sjellë luftën për drogën edhe në Ekuador. Trafikantët shqiptarë të drogës bëjnë biznes në Evropë, pothuajse kanë monopolin e trafikut të marijuanës, janë ngjitur në piramidën kriminale me prita dhe duke mbjellë terror.

Amerika e Jugut ka qenë gjithmonë një parajsë e kontrabandistëve, shqiptarët janë hedhur në sherr për më shumë se një dekadë, por një krizë si kjo nuk është parë kurrë më parë. Në Ekuador, ka pasur rreth 1900 vrasje në vitin 2021, 328 në tre muajt e parë të 2022.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›