E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorja e Britanisë së Madhe, ngushëllon Topallin për 4 policët e vrarë

Tiranë, 11 gusht NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona Mcilëham.

Ka një ndryshim të dukshëm, veçanërisht në infrastrukturë. Në këto pak ditë që kam  udhëtuar nëpër Shqipëri kam vënë re një zhvillim në rritje të zonave ku kalojnë rrugët  e reja, tha ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar.

Duke i uruar mirëseardhjen, Kryetarja Topalli ndau me zonjën Mcilëham mendimin se Shqipëria është një vend me tregues dinamikë të zhvillimit.
Vendi po përjeton rritje ekonomike dhe ka një energji në rritje, veçanërisht me ndërtimin e rrugëve të reja, që më parë pengonte zhvillimin në pothuajse gjysmën e vendit, tha zonja Topalli.

Në mandatin tonë të dytë jemi të vendosur për të përfunduar ndërtimin dhe rinkonstruktimin e të gjitha rrugëve në vend.

Ambasadorja britanike i shprehu Kryetares së Kuvendit ngushëllimet e saj për humbjen e jetës së katër punonjësve të policisë gjatë kapjes së një personi në kërkim.

Duke vlerësuar punën e policisë shqiptare në sfidën me krimin, ambasadorja theksoi se Mbretëria e Bashkuar është e vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me një sërë projektesh aftësimi për policinë shqiptare.

Kryetarja e Kuvendit, theksoi se reforma në gjyqësor është kyçe për luftën ndaj krimit, pasi puna e policisë ka nevojë për mbështetjen e të gjithë sistemit.
Ishte një humbje e vërtetë. Përballja me krimin ka një çmim. Bashkërendimi i të gjitha institucioneve për të vënë kriminelët para drejtësisë mbështet dhe motivon policinë në përballjen e saj të ashpër me krimin, u shpreh Kryetarja Topalli.
Gjatë takimit ambasadorja britanike dhe Kryetarja Topalli shkëmbyen mendime rreth qeverisjes së ardhshme në koalicion, rolit të gruas në politikë, etj.

k.k/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›