Berisha: Pse 4 policët e vrarë nuk e asgjësuan Dritan Dajtin dhe bandën e tij

Tiranë, 12 gusht NOA Update - Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me drejtues kryesorë në Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme ku ka folur për ngjarjen e para pak ditëve në Durrës ku mbetën të vrarë katër policë.
Në një deklaratë gjatë takimit me drejtues të Ministrisë së brendshme dhe Policisë së Shtetit, kryeministri Berisha u ndal që në fillim në masakrën e Durrësit, duke e cilësuar Dritan Dajtin një terrorist i vërtetë, i cili përbënte nj rrezik të madh jo vetëm për sigurinë në Shqipëri, por me veprimtarinë e tij, të shtrirë në disa shtete, ai përbënte rrezik edhe për vendet mike.
Berisha pranoi se e premtja që shkoi ishte një e premte e zezë, duke shtuar se asgjë më të dhimbshme nuk ka për ne, se mungesa sot e katër oficerëve të policisë.
Berisha tha se dua që shqiptarët ta dijnë se katër policët kanë rënë në mënyrë heroike, duke kërkuar kështu ti japë fund zërave në media se operacioni për kapjen e Dritan Dajtit ishte jo i organizuar mirë.
Unë e di se shumë shqiptarë shtrojnë pyetjen me veten e tyre: Pse të mos i kishin asgjësuar Dritan Dajtin me shokë, theksoi Berisha, duke dhënë përgjigjen se katër policët e vrarë nuk kryen asgjësimin e të dyshuarve për shkak se respektuan ligjin:
Midis të gjitha varianteve të mundshme për tak, ata zgjodhën më ligjoren, më dinjitozen për një shoqëri të lirë, për një vend të lirë. Atyre nuk u kushtonin gjë breshëritë mbi ata që dolën nga makina, por ligji kërkonte që ata ti ndalonin, ti kërkonin atyre, dorëzimin, theksoi kryeministri.
Këtu, Berisha u ka kujtuar të pranishmëve se kanë marrë pjesë në një mori operacionesh, duke shkatërruar rreth një mijë banda kriminale.
Ndërsa kërkoi që lufta ndaj krimit të vazhdojë, duke shprehu besim të plotë se ju nuk keni të ndalur në këtë betejë, se sakrifica sublime e shokëve tuaj, është një nxitje për ti rezervuar krimit, tolerancë zero.
Në këtë kuadër, Berisha ilustroi dhe me kapjen sot në mëngjes të të shumëkërkuarit Selami Hasanaj në Fier.
Menjëherë më pas, Berisha u kujtoi kuadrove të policisë dhe pastrimin e vetes, duke nënkuptuar se ka abuzim brenda radhëve të policisë.
e.l/NOA / Vijon...
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")