Ambasadorja e SHBA takim me drejtuesen e SHISH, Kim: Bashkëpunimi SHBA-Shqipëri, me rëndësi për sigurinë kombëtare

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me drejtuesen e re të SHISH, Vlora Hyseni. Në një postim në Facebboo, ambasada e SHBA informon mbi takimin, teksa bën me dije se Kim dhe Hyseni ranë dakord mbi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri për sigurinë kombëtare dhe inteligjencën.
“Ambasadorja Yuri Kim vizitoi sot Vlora Hysenin, Drejtuese e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm. Të dyja ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri për sigurinë kombëtare dhe inteligjencën. Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë sfidat në mënyrë efektive”, shkruhet në postim.
Vlora Hyseni u prezantua zyrtarisht në SHISH si drejtuesja e re institucionit më 4 prill.
/rtsh.al/