E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja gjermane Carola Mller-Holtkemper Marredheniet mes dy vendeve jane vertet te shkelqyera

DW Zonja Ambasadore ju sapo e keni nisur detyren e kryediplomates se vendit tuaj ne Shqiperi. Para ketij emerimi a keni patur kontakte me Shqiperine e shqiptaret

Carola Mller-Holtkemper Marredheniet e mia personale me Shqiperine datojne vertet shume heret. Per here te pare une kam qene ne Shqiperi ne pranveren e vitit 1982 ne kuader te nje udhetimi te shkurter nje jave ose 10 dite. Une pata rastin atehere qe te njihja jo vetem kryeqytetin Tiranen por vizitova dhe qytete te tjera sic kane qene Kruja dhe Berati qe i kujtoj mire por dhe te tjere. Jam duke i kerkuar fotot qe kam bere ate periudhe. Ne nje moment kur do ti kem ato disi me te organizuara ky do te ishte rasti qe tia prezantoja ato nje publiku me te gjere. Ne fillim te viteve 90 une kam qene per here te dyte dhe kam qendruar 2 dite ne kuader te vendosjes se marredhenieve te bashkepunimit ekonomik ne nje baze kontraktuale me Shqiperine. Dhe tani ndodhem per here te trete ketu.

DW Ne cfare niveli aktual eshte bashkepunimi mes dy vendeve

Carola Mller-Holtkemper Marredheniet mes dy vendeve jane vertet te shkelqyera. Nje tregues per kete nivel eshte dhe fakti qe Presidenti i Republikes z. Bamir Topi me priti per te me dorezuar letrat e mia kredenciale shume pak pasi une kisha mberritur ne Shqiperi. Me lejoni qe te permend viziten e fillimit te kesaj jave te henen dhe te marten kur ketu ne Tirane qendroi per nje vizite zyrtare nje delegacion nga Bundestag-u Gjerman i cili pati per qellim informimin per stadin aktual te pergatitjeve te Shqiperise ne perpjekjet per fitimin e statusit te vendit kandidat per anetar per ne BE. Ne te dy ditet e bisedimeve qe u zhvilluan mes delegacionit te Bundestag-ut dhe perfaqesuesve shqiptare u pa fryma e te qenit te hapur dhe te gatshem per bashkepunim.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Broshura dhe fletevolante te Tetorit Gjerman 2010 ne Shqiperi

DW Te henen nisin Javet e Kultures Gjermane ne Shqiperi apo sic thirret Tetori Gjerman 2010. Duke bere nje krahasim me edicionet e kaluara te ketij eventi cilat jane risite

Carola Mller-HoltkemperTetori Gjerman eshte shnderruar tashme ne nje tradite ne Shqiperi. Kete vit pritet te zhvillohen nje sere aktivitetesh te cilat jane nen moton 20 vjet ne rrugetim. Per Shqiperine dhe Gjermanine viti 1990 ka qene nje vit tejet i rendesishem i ndryshimeve te medha dhe nje hapjeje te rendesishme. Pervec garancise se aspektit cilesor te aktiviteteve kete vit ato jane me te shumta dhe ne aspektin sasior duke nisur nga 27 shtatori dhe deri ne 26 nentor. Por dhe gjeografia e tyre eshte me e madhe duke perfshire me shume njerez dashamires te kultures dhe gjuhes gjermane. Me larmine e ketij programi ne shpresojme qe ti pergjigjemi pritmerive te publikut ne Shqiperi.

DW A mund ti japim degjuesve te radios dhe vizitoreve te website-it tone disa nga veprimtarite me kryesore gjate ketyre Javeve te Kultures Gjermane ne ShqiperiBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ambasadorja gjermane Carola Mller - Holtkemper duke folur per Deutsche Welle-n

Carola Mller-Holtkemper Fillimisht do te kemi nje ekspozite me postera nen titullin Traktati 2 plus 4 qe ishte Traktati mbi zgjidhjen perfundimtare ne lidhje me Gjermanine mes RDGJ-se dhe RFGJ-se si dhe mes Frances SHBA-se Britanise se Madhe dhe Bashkimit Sovjetik. Nje veprimtari qe ka ne qender aspekte te politikes se jashtme mbi nje ngajrje te madhe sic eshte bashkimi i Gjermanise nje permbledhje faktesh te skenave dhe prapaskenave ne periudhen 1989 deri ne fund te vitit 1990. Mund te permend dhe nje cikel dokumentaresh qe jane pergatitur nga studentet e Akademise se Multimedias Marubi ne Tirane apo nje projekt teatral me pjesemarrjen e studenteve titulluar Nora - Nuk do te rrime si kukulla. Shfaqja do te levize ne disa qytete si ne Tirane Durres Peshkopi Shkoder dhe Elbasan. Aktiviteti me kryesor dhe thelbesor ne Tetorin Gjerman 2010 mendoj se do te jete ai i dates 29 tetor ku do te organizohet nje panel diskutimi nen temen Nisja permes ambasades drejt perendimit. Aty do te kemi disa deshmimtare gjermane dhe shqiptare te asaj kohe te cilet do te sjellin ne kujtese perjetimet dhe mbresat e tyre rreth ngjarjeve ne dyndjet drejt ambasadave ne korrik te vitit 1990 dhe pasojave qe vijuan me pas.

Intervistoi Arben Muka

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›