Hage konference statusore per Haradinajn
Dhoma e Apelit e Gjykates se Hages gjate dites se enjte do te mbaje konferencen statusore per gjykimin e ish-kryeministrit te Kosoves dhe kryetarit te AAK-se Ramush Haradinaj.
Gjate kesaj konference pritet te shqyrtohen pikat e aktakuzes dhe rrethanat juridike te cilat nga Prokurori dhe pala mbrojtese nuk kontestohen dhe ato pika konsiderohen si fakte te vertetuara te pakontestueshme te cilat mund te sjellin deri tek lehtesimi procedural i gjykimit gjate procesit.
Me 21 korrik Haga pati refuzuar lirimin me kusht te Haradinajt me arsyetimin se procesi origjinal eshte shenuar me frikesime te deshmitareve dhe kishte vendosur qe rigjykimi te mbahet pjeserisht.
Ne gjykimin e pare ndaj Haradinaj te mbajtur prillin e vitit 2008 eshte liruar nga te 37 akuzat. Gjykimi do te perseritet pjeserisht edhe ndaj ish-luftetareve te UCK-se Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.