E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorja gjermane Tryeza politike e duhur por e vonuar

Tryeza e sotme e partive politike është e vonuar  megjithatë duhet vlerësuar angazhimi i përfaqësuesve politike për gjetjen e një zgjidhjeje përpara procesit zgjedhor. Kështu është shprehur  ambasadorja e Republikes federale Gjermane ne Shqiperi, Carola Muumlller-Holtkemper duke theksuar se komuniteti nderkombetar ka nje pritshmeri te madhe nga zgjedhjet e pushtetit vendor.

“Takimi i partive politike ne tryezen per zgjedhjet i zhvilluar ne kuvendin e Shqiperise ditën e sotme eshte i vonuar, megjithate duhet te vleresohet angazhimi per te gjetur zgjidhjen me mire vone se kurre.Do kete nje monitorim nga afer permes OSBE-ODHIR-it sikurse ne nivel politik ne qender Permbushja e standarteve do te jete kushti kryesor per integrimin e Shqiperise” tha Holtkemper.

Ambasadorja gjermane ka zhvilluar nje takim me studente te fakultetit te shkencave shoqerore prane universitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkodres ne kuader te programit EMO, European Movement Organization e cila synon implementimin e mentalitetit, por dhe politikave integruese te Bashkimit Evropian tek grupet e interesit ne shoqerine shqiptare.

Bruna Gjoka        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›