E Shtunë, 31 Tetor 2026

ODIHR hap mision vezhgimi per zgjedhjet e 8 majit ne Shqiperi

Zyra e OSBE-se per Institucionet Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut ODIHR hapi sot zyrtarisht nje mision vezhgimi per monitorimin e zgjedhjeve vendore te 8 majit ne Shqiperi.

Ne nje njoftim te ODIHR-it thuhet se misioni perbehet nga 15 eksperte nderkombetare me qender ne Tirane si dhe nga 24 vezhgues qe do te shperndahen ne te gjithe vendin.

Vec kesaj ODIHR-i do te kerkoje 400 vezhgues te tjere afatshkurter per monitorimin e procedurave ne diten e zgjedhjeve si dhe te procesit te numerimit te votave.

Misioni kryesohet nga Xhonathan Stounstrit i cili ka drejtuar disa misione te tilla per ODIHR-in vitet e fundit.

Pas zgjedhjeve misioni i ODIHR-it do te paraqese rezultatet paraprake ndersa raporti perfundimtar do te nxirret rreth tete jave pasi misioni vezhgues te kete perfunduar punen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›