Amber Rose fotografon vetën nudo

Modelja shtatzënë, Amber Rose ka publikuar dy foto derisa shihet ajo e zhveshur dhe me barkun e rritur.
Ylli në njërën nga fotot është e shtrirë në shtratë dhe i gjithë fokusi është tek barku, por lë të kuptohet se nuk ka veshur as të brendshme, derisa në foton tjetër ajo është në këmbë, dhe me dorë mbanë zbuluar barkun e fryrë.
E fejuara e Wiz Khalifa, e cila më parë ka qenë e dashura e Kanye West, thotë se kjo foto është më e pafajshme sesa që duket.
“Ju betohem se kam veshur pantallona të shkurtra por barku im është aq i madhë sa që ju nuk mund ta shihni”, shkroi ajo.
Amber është në javën e 28 të shtatzënisë së saj me fëmijën e parë. /Indeksonline/