Këngët më të shitura për vitin 2012

Hiti i “Gotye”, kënga “Somebody That I Used to Know” është vlerësuar si kënga më e shitur për vitin 2012 deri më tani.
Sipas Official Charts Company, kënga e cila është në bashkëpunim me Kimbra, ka shitur 1.28 milion kopje që nga shkurti i këtij viti kur zyrtarishë është future në UK Singles Chart.
Në pozitën e dytë gjendet kënga “Call Me Maybe” nga Carly Rae Jepsen derisa Fun me “We are young” janë në pozitën e tretë.
Lista vazhdohet me David Guetta dhe hitin e tij, “Titanium” dhe top pesëshi mbyllet me këngën “Starships” nga Nicki Minaj.
“Somebody that I used to know” është njëra nga 123 këngët të cilat kanë arritur të shesin një million kopje brenda 60 viteve. Tre këngët e para janë gjithashtu këngët që janë transmetuar më së shumti në gjithë botën.
Sidoqoftë, ky nuk është rezultati përfundimtarë, pasi ai zyrtarisht do të bëhet i ditur në fund të dhjetorit.
Vitin e kaluar, kënga më e shitur ishte ajo e Adele, “Somenone like you”./Indeksonline/