E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambiente sportive të reja për gjimnazin “Fuat Babani” në Bilisht

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Nxënësit dhe stafi mësimor i gjimnazit “Fuat Babani” në Bilisht do ta nisin vitin e ri shkollor me ambiente sportive të rikonstruktuara, fusha të reja dhe standarde moderne.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ambientet sportive të gjimnazit, duke theksuar se ato do të jenë në funksion të ekipeve sportive të shkollave dhe programit “Pas Shkolle”, si edhe në shërbim të komunitetit.

“Nxënësit dhe stafi mësimor i gjimnazit “Fuat Babani” në Bilisht e nisin vitin e ri shkollor me ambiente sportive të rilindura, fusha të reja dhe me standardet më moderne në funksion të ekipeve sportive në shkolla, për programin “Pas Shkolle”, por edhe dedikuar gjithë komunitetit”, thekson Rama.

Ambientet e reja synojnë të krijojnë më shumë mundësi për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe përfshirjen e nxënësve në jetën komunitare.

“Rilindja e palestrave dhe ambienteve sportive në shkolla janë programe që mbështesin aktivitetin fizik, frymën sportive dhe socializimin e të rinjve përmes tij”, shprehet Rama.

1 nga 6

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›