E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentuan të trafikonin 28 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Korçë

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Policia Kufitare në Korçë arrestoi dy persona të cilët tentuan që të trafikonin 28 emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi.

Policia njoftoi se si rezultat i operacionit të koduar “Route”, u arrestuan shtetasi J. M., alias D. M., 42 vjeç, banues në Korçë dhe shtetasi E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Belorta, Maliq.

Sipas policisë, nga verifikimet rezultoi që shtetasi E. D. ka qenë me masën e sigurisë atë të “Arrestit në shtëpi”.

“Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Plasë, Maliq, ku kishin grumbulluar rreth 28 shtetas sudanezë, të cilët më pas, nga 7-8 shtetas, i transportonin me mjete të ndryshme drejt veriut të Shqipërisë, të cilët synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›