E Diel, 1 Nëntor 2026

Amela vajza qe shpetoi udhetaren shtatzene Lutesha dhe shpetova...

Amela Berisha e cila studion per Turizem ne Athine njekohesisht eshte e punesuar ne kryeqytetin grek per te perballuar shpenzimet e shkolles ishte nisur nga Athina nje dite perpara aksidentit per te aplikuar per pasaporte.


Rruges per ne Shqiperi ajo tregon se ka udhetuar me xhaxhain e saj i cili eshte shofer i te njejtes kompani te ciles i perkiste autobusi qe u rrezua ne Fratar. Pas aplikimit per pasaporte brenda 24 oresh ajo eshte nisur serish ne drejtim te Greqise pasi nuk duhej te humbte vendin e punes.


Dje ne spitalin ushtarak ajo rrefeu per Shekullin momentet e panikut frikes dhe trishtimit qe kishte perjetuar por edhe momente qe e kishin detyruar ate te behej e forte dhe te lutej.

...U nisem nga Tirana ne oren 1530 dhe shkuam ne Durres ku autobuzi mori disa pasagjere qe kishin prere bileta per te udhetuar ne Greqi dhe u nisem ne drejtim te Lushnjes ku gjithashtu morem njerez te tjere dhe me pas mberritem ne Fier.


Vec ndalimit ne keto stacione ne ndaluam edhe ne stacione te tjera per te marre persona te ndryshem qe do te udhetonin ne drejtim te Greqise por keto ndalesa ishin fare te vogla. Ne mberritem ne Fier rreth ores gjashte ose gjashte e gjysem te pasdites dhe ishim teper vone nisur nga orari i parashikuar kur duhej te mberrinte autobusi ne Fier. Aty autobusi u mbush thuajse krejtesisht me njerez.


Pasi autobusi mori te gjithe njerezit u nisem serish. Gjate rruges vura re qe autobusi bente disa frenime te forta dhe te papritura por nuk i dhame rendesi shume.


Ndersa udhetonim une kisha nisur te dremisja dhe ne momentin e incidentit isha e pergjumur. Fillimisht ndjeva sikur ai po frenonte serish dhe ne nje vend te sheshte. Por ne fakt ne kete kohe kuptova se ai kishte njeren rrote ne ajer dhe ecte vetem me gomat e njerit krah. Me pas nisi te rrokullisej nga njera ane ne tjetren.


Gjate kesaj kohe isha si gjysem e zgjuar dhe nuk po kuptoja cpo ndodhte vetem se isha e turbullt. Me pas degjava disa goditje si bam-bam-bam qe binin mbi koken time. Duhet te kem degjuar nja pese goditje te tilla.


Menjehere u zgjova dhe ndjeva nje bam te forte nga autobusi mbi koken time. Ne kete kohe mendova vetem se kur te pushonte e gjithe kjo dhe te dilja nga autobusi. Gjate gjithe kohes rrija dhe lutesha. Nuk e di se si ndodhi por autobusi me nxori vete mua nga dritarja.


Gjate kesaj kohe une nuk bera asgje vetem se lutesha dhe mendoja si te duroja te gjitha ato qe po ndodhin dhe te shpetoja gjalle. Une nuk arrija te kuptoja asgje vetem se degjoja goditjet qe merrte autobusi kur rrokullisej. Ndersa mua me nxori autobusi nga dritarja aty ai vazhdoi te rrokullisej poshte ne humnere.


Besoj se distanca poshte ne humnere mbase mund te ishte nja 100 apo 200 metra. Mua autobusi me nxori kur isha ne gjysmen e kesaj distance. Edhe kur kisha dale nga autobusi vazhdoja te lutesha e te lutesha dhe falenderoj Zotin qe jam gjalle.


Degjoja njerez qe kerkonin ndihme njerez qe kerkonin te afermit apo qe therrisinin prinderit apo femijet e tyre. Mu duk vetja si ne filmin e TITANIK-ut. Pak momente pasi autobusi kishte vazhduar tatepjete degjova nje ze qe kerkonte ndihme dhe me therriste Te lutem te lutem Ishte nje vajze shtatzene dhe me lutej Kam bebe kam bebe te lutem Me kapte doren dhe kemben. Une kisha dhimbje kudo.

Kisha vene re se kjo vajze ishte ulur perpara dhe ishte nderruar me nje grua te moshuar qe ndodhej ne vendin e pare.


E kisha degjuar qe i thoshte shoferit qe ishte shtatezene. Sa me tha qe kam beb e kujtova se ishte vajza qe ishte ulur ne fillim. Por kur e kapa prej dore kuptova se ishte ne gjendje te mire dhe i thashe i shikon dritat ja atje do te vemi.
Vendi ishte i mbushur me ferra balte shiu sdinte te pushonte.


Arrita ta ndihmoja dhe ta nxirrja atje lart. Kishin dale ca autobuse qe dhe mjete te tjera qe prisnin aty. Njerezit mundoheshin te ndalonin veturat te na merrnin per te na derguar ne spital sepse ishim keq.


Une kisha hemoragji ne koke kisha carje por nuk dija ne te vertete cfare kisha pesuar apo cfare demtimesh kisha. Ne fillim moren vajzen qe ishte shtatezene dhe e nisen. Ne kete kohe pashe qe nxoren nja dy persona te vdekur. Ishin te pergjakur sa mund te shihja ne errresire.


fare ishin personat qe nxoren burra gra apo femije


Ata qe pashe une ishin burra ndersa famijet mora vesh qe ishin mire. Vazhdimisht degjoja ulerima te qara femijesh njerezish gjithcka.


Si u lidhet me te afermit


Prita qe te mjekohesha dhe te behesha mire pasi te me qepnin koken dhe te me thonin se ne cgjendje isha. Pastaj menjehere mora mamin dhe i thashe qe isha mire. Ata u cmenden.


Per ku udhetonit


Une po shkoja per ne Athine pasi kisha ardhur ne mengjes ne Tirane duhej te aplikoja per pasaporte biometrike. Aktualisht banoj dhe jetoj ne Athine ku edhe studioj prej kater vitesh e gjysme.


Ervini Kisha nje parandjenje kur hipa motren ne autobus


Ervin Laci banues ne Durres eshte vellai i Sebie Bokciut e cila udhetonte me autobusin e tragjedise bashke me dy djemte e saj ndersa duhej te ktheheshin ne Krete ne vendin e tyre te banimit.


Ervini tregon se gjendja shendetesore e te motres nuk duket e mire ndersa ai vete e ka mesuar lajmin e rende nga dhendri i tij qe ndodhet ne Krete. Dhendrrin e kishte marre ne telefon i biri. Kishte gjetur nje nje telefon aty ndersa kishte mbajtur mend numrin e tij dhe i kishte telefonuar ndersa ai me pas na telefonoi - tregon Ervin Laci nje nga vellezerit e Sebies.


Sapo degjova ckishte ndodhur u nisa ne drejtim te Ballshit ne fshatin Fratar ku me thane se kishte ndodhur aksidenti.


Mberrita atje dhe munda te gjej niperit e mi tregon Ervini. Me tej ai thote se ka kerkuar thuajse ne te gjithe zonen dhe nuk kishte lene asnje njeri thuajse pa pyetur per te motren por nuk po e gjente per nje moment ngaqe nuk po arrija ta gjeja nuk po me zinte vendi ndersa me pas nga ora 2230 me lajmeruan se motra kishte mberritur ne Spitalin Ushtarak. Pasi djemte kishin kaluar rrezikun per jeten ata i mora ne shtepine time ne Durres - tregon ai.


Me tej Ervini shton se qe ne momentin kur e kishte ngjitur te motren ne kete autobus thuajse e kishte parandjere dhe nuk i kishte pelqyer qe e motra te nisej me te. Erdhi pak dite me pare sepse kishim nje vjetorin e vdekjes se nenes.


Pasi beme ceremonine perkujtimore iu luta asaj qe te mos ikte dhe te qendronte disa dite. Madje i kerkova dhe i premtova qe shkoja dhe ia shtyja une biletat por ajo nuk pranoi.


Sipas tij me qe e motra kishte kembengulur qe te nisej te henen nuk e kishte penguar por se ne momentin e ngjitjes ne autobus zemra sikur ia kishte parandjere te keqen. Ervini tregon se e motra ndodhet ne reanimacion dhe se ka plage te renda ne trup dhe thyerje ne brinje. Demtimin me te madh e ka ne shtyllen kurrizore dhe ka nje demtim ne brinje perpara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›