Deshmitari Ishte masaker. Pame copa te vdekurish

Bledar Mustafaraj eshte nje nga te paret e mberritur ne vendngjarje. Ju thjesht nuk mund ta imagjinoni se cfare masakre ishte bere - jane fjalet e para te tij kur e pyet per ngjarjen e ndodhur mbremjen e se henes.
- Kemi pare njerez te vdekur te shtrire copa njerezish. Kishte gra femije te vdekur ca poshte autobusit ca brenda e te tjere qe ishin zvarritur vete duke dale jashte vijon rrefimin e tmerrshem.
Bledi kur mberritet ne vendin e ngjarjes
Besoj se ishte ora rreth 2000 - 2030. Ishim makina e trete ne ate vend ndersa ndodhej vetem nje makine e policise se Ballshit. Ishin tre police dy ne rruge e nje tjeter kishte zbritur poshte te autobusi.
fare bete me pas
Degjonim klithmat e njerezve. Autobusi kishte rene ne nje lartesi pa frike rreth 100 metra. Duhej te kishte bere disa salro. Isha bashke me nje shokun tim Erjonin dhe zbritem poshte per te ndihmuar. Une bera vetem dy hapa dhe me pas rreshqita deri poshte pasi ishte shume balte. Balte ferra erresire. Keshtu ishte e gjithe situata. Aty ishte tmerr. Nuk mund ta imagjinoni dot se cfare masakre ishte bere.
Kishte njerez
Njerezit filluan te vinin menjehere. U mblodhen plot. Ishin banore erdhi policia e Fierit rreth 20 autoambulanca. Filluam te ndihmonim ne nxjerrjen e trupave. Kemi nxjerre te vdekur. Nje arritem ta nxirrnim te gjalle. Ishte nje djale rreth 25 vjec te cilit autobusi i kishte zene njeren kembe poshte.
Disa pasagjere kishin arritur te dilnin vete nga autobusi disa i kishte zene poshte. Autobusi u leviz me skrep. Fshataret erdhen me zetore dhe ndihmuan qe te nxirrnin trupat dhe ti leviznin. Nuk kishte menyre tjeter per ti nxjerre.
Renia e autobusit ishte ne ndonje kthese
Jo ishte rruge e drejte e mire. Nuk ishte rruge per te rene. Me thane qe shoferi ishte grek.
Mund ta pershkruani cndodhte
Pak eshte per te thene. Kam pare nje vajze te vdekur qe e nxoren qe aty. Ishte e vogel. Ndoshta 13 vjece. Kishte shume njerez te vdekur koka te cara kemi pare. Njerezit ishin bllokuar ne sedilje pasi tavani i autobusit ishte ngjitur me sediljet.
Si transportoheshin trupat
Te vdekurit i moren me zetor. I ngarkonin ne nje zetor fshati pasi nuk kishte mundesi tjeter per ti ngjitur ne rruge. Ishte erresire balte e ferra. Te plagosurit i terhiqnin me litare nje e mbajten ne krahe derisa e nxorren ne asfalt.
Deri ne core qendruat ne vendngjarje
Deri ne mesnate. Nuk e mbaj mend mire se sa ishte ora por di qe vazhdonin te nxirrnin trupa. Gjetem nje telefon qe binte. E morem. Personi na tha se ishte vellai i nje gruaje nga Lushnja quhej Manushaqe Bali. I thame se kur te shkonim ne spitalin e Ballshit do te mund ti thonim ishte gjalle apo jo.
Vajtem atje por ajo kishte vdekur. Vajzat e veta shpetuan. Kishin mberritur edhe familjaret e tyre dhe ua dhame atyre telefonin. Me pas u larguam. Gjithcka ishte e tmerrshme. Nuk ka fjale per ta pershkruar.
Kryeministri vendos shtyrjen e festimeve
Kryeministri Sali Berisha lajmeroi shtyrjen e aktiviteteve festive me rastin e liberalizimit te vizave ne shenje solidariteti me zine e familjeve qe kane humbur te afermit e tyre ne aksidentin e ndodhur me autobusin e linjes Tirane-Athine . Per te shprehur solidaritetin me zine qe ka pllakosur familjet e viktimave vendosem te nderpresim te gjitha aktivitetet festive te percaktuara per diten e sotme dhe te neserme.
Qeveria merr persiper shpenzimet e varrimit te viktimave te ketij aksidenti duke iu shprehur familjareve te tyre ngushellimet me te sinqerta- u shpreh kreu i qeverise. Sipas kryeministrit protokolli i shtetit do te planifikoje ngushellime nga zyrtare te larte ne familjet e viktimave ndersa aktivitetet do te shtyhen per 48 ore kurse koncerti festiv i parashikuar per dje do te shtyhet per diten e premte pasdite.
TRAGJEDIA/ Familja Guma eshte nga familjet me te goditura nga tragjedia. Te afermit thone se ata kishin ardhur per nje dasme
Babe e bije te vdekur nena e dy vajzat ne spital
Familja Guma eshte familja me e prekur nga aksidenti. Pese nga gjashte anetaret e kesaj familjeje kane qene ne autobus ku dy humben jeten ndersa tre te tjere ndodhen ne spital. Ferdi Guma dhe vajza e tij 13-vjecare Marjola jane viktimat teksa Burbuqja dhe dy vajzat Valbona dhe Mariglena kane marre plage te renda dhe ndodhen ne spitalin e Gjirokastres.
Ne oret e vona te mbremjes se te martes ende tre te mbijetuarat nuk kishin dijeni per humbjen e dy anetareve te familjes. Mariglena eshte binjake me Marjolen e pritet qe per te te jete edhe me e rende humbja. Zija per to eshte hapur ne banesen qe familja jetonte para emigrimit ne Frakulle te Vogel nje fshat 27 km larg nga qendra e Fierit.
Teksa hyn ne fshat te gjithe te drejtojne per ne shtepine e familjes ku ka rene fatkeqesia. Moti i keq e ben edhe me te dhimbshme tragjedine. Neshati vellai i Ferdit rrefen se familja Guma kishte mberritur fundjaven e shkuar pasi ishte dasma e se bijes. Te henen ne mengjes prene biletat e pasdite u nisen thote ai. Neshati shprehet se i vellai kishte kater vajza.
E madhja jeton me mua ne Shqiperi pasi vijon vitin e katert te shkolles se mesme. Vitin tjeter do te shkonte per shkolle te larte ne Greqi tek prinderit. Dje u takua me ta sikur te ishte takimi i fundit rrefen Neshati. Nderkohe vellai tjeter Fatmiri thote se lajmin e aksidentit e ka marre nepermjet telefonates qe i ka bere Burbuqja.
Pas lajmit te rende te afermit kane udhetuar drejt vendit te ngjarjes. Ata kane kerkuar familjen e Ferdit. Jane perballur me viktimat nderkohe qe kane kerkuar per shume ore vajzat pasi Burbuqja eshte gjetur qe ishte nisur nga spitali i Tepelenes drejt Gjirokastres.
Njerezit me te zeza vijojne te vajtojne dy viktimat qe ne arkemortet e tyre kishin pushtuar pjesen me te madhe te dhomes se shtepise se vjeter. Grate e veshura me te zeza nuk kane ditur se ke te qajne me pare Ferdin apo Marjolen 13-vjecare qe do te prehet perhera prane atit te saj.
Hetimet/ Rezulton se autobusi ka qene duke levizur me nje shpejtesi prej 60 km/h ne nje rruge te drejte
Aksidenti policia Faji ishte i shoferit
GJIROKASTR- Gjashte prej te plagosurve ne aksidentin e mbremjes se te henes ndodhen jashte rrezikut per jeten ndersa dy ne gjendje me te rende jane transportuar me urgjence drejt Janines. Eksperte te qarkullimit rrugor kane bere keqyrjen e vendit te ngjarjes dhe mendohet se eshte pakujdesia shkaku qe solli aksidentin tragjik.
Grupi hetimor
Qe ne oret e para te mengjesit ne vendin ku mbremjen e se henes u rrezua autobusi me 50 pasagjere ka mberritur grupi hetimor. Ne perberje te tij kane qene eksperte te qarkullimit rrugor nga Gjirokastra dhe Fieri te cilet kane bere keqyrjen e vendit te ngjarjes dhe te autobusit per te bere zbardhjen e plote te shkaqeve qe sollen bilancin tragjik.
Mendohet se ka qene pakujdesia ajo qe shkaktoi aksidentin pasi nga hetimet paraprake rezulton se drejtuesi i autobusit shtetas grek nuk rezulton te kishte konsumuar alkool. Ne momentin e aksidentit sistemi i frenimit dhe drejtimit kane funksionuar.
Ne momentin e aksidentit autobusi po ecte me 60 km/ore nje shpejtesi normale por duket se shoferi i autobusit ka nenvleresuar rrugen eshte shperqendruar dhe ka perfunduar poshte rruges i favorizuar dhe nga kushtet e keqija atmosferike pohojne burime nga grupi hetimor.
Te plagosurit
Te plagosurit e pare jane transportuar rreth ores 2230 ne spitalin rajonal Omer Nishani ne qytetin e Gjirokastres. Sipas mjekut te urgjences Laver Stroka tre prej te plagosurve kane qene ne gjendje me te rende. Kane qene 8 te plagosur prej te cileve 3 ne gjendje shume te rende.
Ne gjendje me kritike ka qene Eduart Prence nga Lushnja i cili iu nenshtrua per disa ore nderhyrjeve kirurgjikale ne melci dhe ne shpretke sepse kishte carje te te dy ketyre organeve. Ishte vertet ne gjendje shume kritike per jeten.
Pasi mbyllen rruget e derdhjes se gjakut ai u nis drejt spitalit te Janines Greqi per nje trajtim me te specializuar. Gjithashtu drejt Janines u nis edhe Petro Vangjeli nga Saranda i cili ka mberritur me nje makine.
Edhe ai ishte rende. Po keshtu per tu theksuar eshte edhe nje rast tjeter Daniela Papallaqi e cila ka nje carje ne kafken e kokes shembje dhe demtime ne kraharor dhe me rrjedhje gjaku nga veshi dhe demtim te orbites se syrit. Po trajtohet ne reanimacion.
Gjendja e saj sot paraqitet disi me e mire. Por ne po e mbajme sepse ka rrezik te ndonje infektimi i trurit. Te tjeret po vazhdojne te mbahen nen kujdesin e mjekeve dhe jane jashte rrezikut per jeten shprehet mjeku Stroka. Gjendja e te shtruarve eshte jashte rrezikut per jeten kane vetem fraktura shprehet mjeku kirurg Arben Kuro.
Por mberritja e te plagosurve ne spital ka rikthyer edhe njehere nje problem te mprehte mungesen e rezervave te gjakut.
Sipas mjekes se puntit te gjakut Mira Bashari edhe ne kete rast te rende ka munguar sensibiliteti i komunitetit per dhurimin e gjakut. Te vetmit dhurues kane qene nje gazetar dhe nje student ndersa nevojat jane plotesuar me rezervat qe ishin.
Tre falkone jane vendosur ne dispozicion te te lenduarve por kishte nevoje edhe per me shume. Situata te tilla na vene para veshtiresive pasi numri i vullnetareve dhurues eshte i paket- eshte shprehur Bashari.
Nderkohe edhe pse jane jashte rrezikut per jeten per mjeket trauma qe kane pesuar te plagosurit eshte teper e rende dhe do te duhet shume kohe te rikuperohet. Familja me e goditur nga ky aksident eshte ajo Guma nga Frakulla e Fierit qe humbi dy anetare kryefamiljarin dhe njeren prej vajzave binjake.
Nena dhe dy vajzat e tjera nuk dine asgje per gjemen qe u ka ndodhur dhe perpiqen te rikuperojne gjendjen fizike Autobusi po ecte me shpejtesi gjate gjithe rruges dhe ne u trembem. Shoferi ishte i pire. Dhe nuk e mori kthesen po vazhdoi te ecte.
Une isha ne fund fare. Nuk mbaj mend asgje vetem kur u permenda ne spital me thane qe te ka sjelle nje makine tregon Marenglena Guma njera prej binjakeve qe shpetoi nga aksidenti. E plagosura tjeter po jashte rrezikut per jeten Erjona Boci tregon per aksidentin.
U nisem nga pushimi i shoferit po shoferi ecte shume shpejt. Rruga ishte e lagur rreshqiti autobusi beri 4 here rrotullime dhe pastaj ra ne gremine. Na nxoren na moren ambulancat shprehet ajo.
Banori Nderhyrja jone uli numrin e viktimave
Rrezimi i autobusit nuk la gjurme vetem te pasagjeret por edhe te banoret e fshatit Ziaj prane te cilit ndodhi aksidenti te cilet qene te paret qe mberriten ne vendngjarje dhe dhane ndihme per udhetaret.
Njeri prej banoreve 60-vjecari Myqerem Aliaj thote se ne momentin e rrokullisjes nuk degjuam asnje zhurme. Binte shi pa pushim. Ishin ulerimat e pasagjereve te plagosur qe na terhoqen vemendjen. Brenda pese minutash u beme rreth 30 bashkefshatare qe mberritem te vendi ku ra autobusi.
Ne momentin e pare jam hutuar por me pas mblodha veten ndeza zetorin dhe mberrita pak me vonese per shkak te rruges shprehet 60- vjecari i cili pohon se nderhyrja energjike dhe e menjehershme e policise mjekeve dhe banoreve uli ndjeshem numrin e viktimave.
Nje pasagjer ka shpetuar mrekullisht fale kembenguljes se banoreve dhe policise rrugore te cilet me mish dhe shpirt e nxoren djaloshin. Beme cfare ishte e mundur per te mos lene asnje pasagjere te humbte jeten rrefen Aliaj. Aksidenti tragjik i se henes mbrema ku 9 persona humben jeten dhe 41 te tjere u plagosen eshte me i rendi i shenuar ne aksin kombetar Ballsh- Tepelene.
Shoferi grek Me doli nje maune perpara
Drejtuesi i autobusit me targa greke qe regjistroi nje nga tragjedite me te renda ne rruge ka dale jashte rrezikut per jeten. Sipas mjekut kirurg Bert Metaj ai ka hematoma ne koke dore dhe ne shpatull. Mjeku qe ka ndjekur shendetin e tij nga afer shprehet se gjendja shendetesore e shoferit ka qene e mire qe ne momentet e para te mberritjes ne spital.
Gjithashtu mjeku thote se atij i eshte bere i gjithe mjekimi i duhur nderkohe qe ne oret e para te mengjesit nga shtrati i salles se reanimacionit ai eshte zhvendosur ne dhomen burg te katit te dyte te spitalit ku po ruhet me sherbim policor.
Ai nuk ka preferuar te flase per grupin e hetimit. Sipas prokurorit Genci Mane qe po merret me ceshtjen shoferi ka dashur te mbrohet me avokat grek dhe nuk ka folur lidhur me aksidentin. Gjate paradites se marte nje perkthyese e gjuhes greke eshte pare te futet ne dhomen burg ku qendronte shoferi.
Perkthyesja Anila Haxhiu tha se edhe pse jam edhe avokate ka preferuar qe nga une te marre vetem sherbimin e perkthimit. Ai eshte lindur dhe banues ne Janine. Tha se gjithcka ishte aksidentale dhe i ka dale nje maune perpara ne momentin e permbysjes.
Viktimat
1. Ferdi Guma 45 vjec nga Frakull i Vogel Fier
2. Marjola Ferdi Guma 13 vjece nga Frakull i Vogel Fier
3. Manushaqe Bali 33 vjece nga Karbunara Lushnje
4. Dallendyshe Ramazan Shuli 40 vjec Lushnje
5. Dhurata Nevruz Halilaj 35 vjec nga Laci
6. Aferdita Nevruz Basha 40 vjec nga Laci
7. Refotaq Mefail Bashllari nga Tirana
8. Nikolle Nina 70 vjec nga Durresi
9. Karafil File 35 vjec nga fshati Peshtan Berat
Te plagosurit
1. Eduard Prence 29 vjec nga Lushnja
2. Petro Vangjeli 61 vjec Sarande
3. Sebie Boksiu 30 vjece
4. Robert Boksiu 8 vjec
5. Bledar Boksiu 5 vjec
6. Luan ela 22 vjec
7. Sebi Bolciu Puke
8. Hana Prifti 60 vjece Berat
9. Kozeta Myrtaj 50 vjece
10. Nufie Gjivori 16 vjece Lushnje
11. Toma Cogas 57 vjec Greqi
12. Mynyr Xhafa 48 vjec Kavaje
13. Vasillaq Poni 40 vjec Sheq i vogel
14. Sofia Cera 35 vjece Tirane
15. Zana Papa 40 vjece Fier
16. Robert Papa 43 vjec Fier
17. Valmir Sulku 26 vjec Lushnje
18. Anxhelina Haldeda 10 vjece Kamez
19. Naile Tagoxha 52 vjece Vlore
20. Meleqe Bali 4 vjece Lushnje
21. Nerehila Bali 5 vjece Lushnje
22. Mili Goga 59 vjec Afrimi i Ri
23. Edlira Haldeda 27 vjece Diber
24. Amela Berisha 24 vjece Tirane
25. Elisabeta Haldedaj 6 vjece Tirane
26. Athina Vangjeli 26 vjece Tirane
27. Lulzim Mali 37 vjec Tirane
28. Lorena Hoxha 6 vjece Lushnje
29. Brixhida Hoxha 32 vjece Lushnje
30. Lindita Gjinari 36 vjece Lushnje
31. Todi Prifti 55 vjec Fier
32. Teodor Koreta 18 vjec Fier
33. Jorgji Janaqi 60 vjec Durres
34. Daniela Papallaqi
35. Erjona Boci
36. Marenglena Guma 13 vjece Fier
37. Burbuqe Guma Fier
38. Valbona Guma Fier