Amendamentet kushtetuese PS kushtezon imunitetin
Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, në tre javët e para të cilit është parashikuar dhe diskutimi i ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga opozita, selia rozë i qëndron linjës së saj politike se do të votojë kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë, vetëm pas debatit parlamentar për këto ndryshime. Kryesocialisti Edi Rama, gjatë një deklarate për shtyp, i paraqiti kërkesat e opozitës jo si kushte, por si vizioni i saj i qartë për reformimin e sistemit të drejtësisë në vend.
Rama paralajmëroi nisjen e një aksioni opozitar në qytete e fshatra të vendit për t’u shpjeguar shqiptarëve, siç tha ai, programin e rilindjes, se përgatitur nga selia rozë.