E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendrimi i PS per imunitetin paradoks politik

Paradoks i vërtetë politik! Ky është vlerësimi që deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu i jep qendrimit që Partia Socialiste mbajti në seancën plenare të 6 gushtit, ku refuzoi të votonte draftin konensual për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Sipas tij, kushtet që opozita ka vendosur për kalimin në Kuvend të heqjes së imunitetit, tregojnë përpjekjet për bllokim.
Gjatë sesionit të ri parlamentar, politika do të përballet edhe me një tjetër çështje të rëndësishme, atë të zgjedhjes së kryeprokurorit të ri. Zoti Shehu se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një zgjedhje politike, pasi në bazë të Kushtetutës, zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm është ekskluzivitet i Presidentit të Republikës.
Ligjvënësi demokrat, duke konsideruar të rëndësishëm zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, thekson se Prokuroria ka nevojë për më tepër dinamizëm, një vizion të qartë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›