Amendimet e ligjit, sorollaten pronaret
Te gjithe ata qe kane nje prone e pretendojne kthim apo kompensim te saj, nuk kane se ne cilen dere te trokasin. Prej pese muajsh, zyrat e kthimit dhe kompensimit te pronave nuk pranojne asnje kerkese, pasi afati i percaktuar ligjor per mbledhjen e dokumentacionit skadoi me 31 tetor 2007. E Kuvendi nuk ka votuar ende shtyrjen e afatit deri me 31 dhjetor 2008, edhe pse te gjithe deputetet jane shprehur dakord per te. Shqetesimi u ngrit serish dje nga republikani Arian Madhi, i cili tha se sorollatja ne Kuvend e amendamenteve te tij per pronat, ka lene ne rruge pronaret qe nuk dine me si ta marrin token e tyre.