Nisin ethet e gares "Rally Albania"
Do te nise sot me regjistrimin e mjeteve gara e vetme amatore ne Shqiperi qe zbaton rregulloren e FIA-s, "Rally Albania". Kete vit, ndryshe nga me pare, "Rally Albania" do te kete 5 Cmime te Medha. Siparin do ta coje Cmimi i Madh i Petreles, per te vijuar me pas me Gjadrin, Dardhen, Dhermiun dhe Butrintin. Gjithashtu do te nise edhe kampionati i motosportit i ndare ne 6 kategori, perfshire garat ne asfalt dhe off road. Go-kart, motore shpejtesie dhe makina shpejtesie do te jene garat e asfaltit, ndersa ato te off road do te jene motocross, veturat dhe makinat 4X4. Ne datat 5 dhe 6 janar do te zhvillohen dy etapat e Cmimit te Madh te Petreles. Mes konkurrenteve shqiptare, do te jene edhe 20 garues nga Kosova, Maqedonia, Italia dhe Greqia.