E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerika është sërish këtu

Share

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka mbajtur fjalimin e tij më të rëndësishëm përpara zgjedhjeve të nëntorit, ku ai pretendon të fitojë një mandat të dytë.

Në qendër të fjalimit ka qenë pabarazia e të ardhurave. I quajtur State of the Union, ky fjalim i mbajtur përpara Kongresit, është i një rëndësie të veçantë. Obama tha se duhet të luftojnë për vlerat amerikane. Ne mund të zgjedhim që të jetojmë në një vend ku numri i atyre që janë shumë mirë ekonomikisht është në rënie dhe numri i atyre që mezi ia dalin është në rritje, ose mund të rikthejmë ekonominë ku secili trajtohet ndershmërisht. Në lojë nuk janë vlerat e Demokratëve apo të Republikanëve, por vlerat amerikane. Ne duhet ti rikthejmë ato, tha Obama.

Një korrespondent i BBC thotë se republikanët e shohin këtë qëndrim të Obamës si luftë klasash. Nëse republikanët thonë se ata do rikthejnë vendin e tyre, Obama thotë se do rikthejë vlerat amerikane.

Obama foli për rreth një orë dhe në qendër kishte atë që njihet me emrin Rregulli Buffet- një parim sipas të cilit një milioner nuk duhet të paguajë një taksë më të vogël se një punonjës tipik.

Ideja është huazuar nga Warren Buffet, miliarderi që thotë se paguan më pak taksa se sekretarja e tij.

Sekretarja e Buffet ishte në llozhë duke ndjekur pranë Michelle Obama këtë fjalim.

Obama tha se ka ndërmend që të taksojë ata që fitojnë 1 milion dollarë në vit me së paku 30 përqind taksë. Ai shpalli se do ndihmojë bizneset që të mos transferojnë punët e tyre jashtë vendit, deklaroi ngritjen e një njësie për të mos lejuar që vende si Kina të përdorin praktika të pandershme ekonomike, financime më të lehta për shtëpi e shkollim, etj.

Republikanët janë përgjigjur me anë të guvernatorit të Indianës, Mitch Daniels, që tha se fjalimi i Obamës ishte pro- varfërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›