Fule: Barrikadat, rrezik për përshkallëzimin e dhunës
Komisioneri Europian për Zgjerim, Stafan Fule dhe një herë vë në dukje se çështja e pazgjidhur e barrikadave, përbën një problem të madh dhe ende të pazgjidhur. Për të, serbët në veri të Kosovës kanë të drejtë të promovojnë interesat e tyre, por bllokimet paraqesin rrezik të përhershëm për përshkallëzimin e konfliktit dhe të dhunës.
Dialogu për përfaqësimin rajonal të Prishtinës ka avancuar dhe ne besojmë se kompromisi mund të arrihet. Puna është që të arrihet një marrëveshje praktike e që është reciprokisht e dobishme.
Nuk dua të spekulojë se çfarë do të ndodhë në Këshillin e Evropës, mirëpo apeloj tek të gjitha palët që të mos bëjnë kalkulime, por të bëjnë gjithçka që të arrihet marrëveshja, ka deklaruar Fule.
Fule citon më tej se bllokimi i rrugëve ndalon lirin e lëvizjes dhe pengon EULEX-in, që të kryejë detyrat e saj në veri të Kosovës.