E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerika përkujton 11 Shtatorin 2001

Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama, bashkëshortja e tij Michelle dhe zyrtarë të tjerë mbajtën një minutë heshtje në orën 8:46, sipas orës së Washingtonit,  koha kur dy avionët e parë u përplasën me dy kullat binjake të Qendrës Borëtore të Tregtisë më 11 shtator të vitit 2011 në New York. Më pas, ata morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të Pentagonit, ku u përlas avioni i tretë gjatë sulmeve terroriste, shkruan “VOA”.

Nënpresidenti Joe Biden merr pjesë në ceremoninë në Shanksville të Pensilvanisë, ku u rrëzua avioni i katërt, pasi e morën kontrollin pasagjerët. Si çdo vit, familjet e personave të vrarë në Qendrën Botërore të Tregtisë, do të marrin pjesë në një ceremoni ku lexohen emrat e viktimave në Nivelin Zero, vendi ku u rrëzuan kullat pasi u goditën nga avionët.

Kandidati republikan për president, Mitt Romney, e pezulloi sot fushatën, për të shënuar 11 shtatorin me një fjalim para Shoqatës së Rojes Kombëtare në Reno të Nevadës.

                                                                                             2012-09-11 15:43
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›