Amerikanët: Të hiqen pengesat për Kubën
Nju Jork-Dy të tretat e amerikanëve vlerësojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të heqin ndalimin për udhëtimet në Kubën komuniste, ndërsa një e katërta e qytetarëve thonë se Uashingtoni pas 50 vjetësh duhet ta përfundojë izolimin e këtij ishulli në Karaibe. Hulumtimi është kryer nga rrjeti televiziv amerikan CNN, ku shumica e të anketuarve kanë thënë se SHBA-të duhet të lejojnë qytetarët të shkojnë në Kubë dhe të ripërtërijnë marrëdhëniet diplomatike me Havanën zyrtare.
Administrata e presidentit, Barak Obama, ka paralajmëruar zbutjen e rregullave për udhëtime familjare në Kubë dhe për dërgimin e të hollave, të cilat presidenti Obama pritet t'i publikojë para samitit amerikan që zhvillohet me17 prill.