Amerikanet dhe besimi tek krijesat e mbinatyrshme

Studimet tregojne se mbi dy te tretat e amerikaneve pranojne ekzistencen e fantazmave vizitoreve nga planete te tjera dhe krijesa te tjera te mbinatyrshme. Ndersa me te sofistikuarit mund te mendojne se keta njerez jane te cmendur studjuesit e shkencave shoqerore kane nje pikpamje tjeter.
Dielli eshte gati te perendoje ne qytetin historik te Xhefersonit ne Teksas.
shte koha qe fantazmat te dalin ne disa qendra si per shembull Hoteli Xheferson 160 vjecar ku mysafiret shpesh njoftojne se kane pare gjera te cuditshme.
Turet e fantazmave jane bere nje pjese e rendesihsme e tregetise se ketij qyteti duke terhequr cdo nate dhjetra njerez qe duan te shikojne dhe te mesojne rreth ndertesave dhe shtepive ku thuhet se ka fantazma.
Xheimi thote se fantazmat mund te sigurojne prova per ekzistencen e nje jete tjeter qe ajo e beson.
Gjithnje kam menduar se ekziston nje jete pas jetes qe ne njohim. Nuk e di nese do te mbetemi pergjithmone ne Toke ose per ne ka dicka me teper por nje gje e di se dicka tjeter ekziston.
Disa njerez mund te mendojne se besimi tek fantazmat eshte dicka qesharake.
Por nuk mendon keshtu psikologu Brian Cronk i Universitetit Shteteror te Mizurit ne Shen Xhzef te Mizurit.
Kjo nuk eshte dicka anormale sido qe ta shikosh.
Zoti Cronk i cili ka ndihmuar studentet qe studjojne njerezit qe besojne ne krijesat e mbinatyrshme thote se njerezit jane te prirur te kerkojne pergjigje per pyetje te pazakonta.
Nje prej gjerave qe truri i njerit ben dhe qe nuk e bejne krijesat e tjera eshte se ne gjithnje perpiqemi te parashikojme te ardhmen dhe te shpjegojme ate qe ka ndodhur ne te kaluaren dhe kjo na ben qe gjithnje te kerkojme arsye per cdo gje.
Nje studjues tjeter qe eshte perqendruar tek besimi ne krijesat e mbinatyrshme eshte profesori i sociologjise Carson Mencken ne Universitetin Baylor ne Waco te Texasit.
Ai dhe kolege te tij kane arritur ne perfundimin se njerzit qe besojne te krijesat e mbinatyrshme jane njerez me se te zakonshem.
Ata bejne pune normale kane familje dhe bejne nje jete normale si gjithe te tjeret. Pra ata jane njerez te zakonshem qe kane ato qe ne i shikojme si hobi te cuditshme.
Zoti Mencken dhe dy kolege te tij ne Universitetin Baylor botuan vitin e kaluar librin me titull Amerika e Mbinatyrshme ne te cilin ata kane studjuar te dhenat rreth njerzve qe kane besime te ndryshme mbi krijesat e mbinatyrshme.
Ata arriten ne perfundimin per shembull se meshkujt besojne tek krijesat e hapesires me teper se sa femrat por grate jane me te prirura te besojne tek fallet dhe tek pervojat spirituale.
Sipas studimit te tyre njerezit qe nuk kane perfunduar shkollen e mesme ka te ngjare te besojne ne fantazma dhe ne krijesa te mbinatyrshme por ata arriten ne perfundimin se edhe njerez me te arsimuar besonin ne ekzistencen e krijesave te mbinatyrshme.
Zoti Mencken thote se shume prej njerezve qe besojne tek krijesat e mbinatyrshme kerkojne te zbulojne dicka si per shembull prova se objektet fluturuese te paidentifikuara UFO-t ose fantazmat ekzistojne por ai shton se shume te tjere kerkojne thjesht te te dine me teper per kete ceshtje.
Ata kerkojne pergjigje te tjera nje mirekuptim me te thelle rreth funksionimit te universit se cndodh pasi ne vdesim.
Per shume njerez besimi fetar u jep pergjigje ketyre pyetjeve. Mes njerezve qe shkojne ne kishe thote zoti Mencken besimtaret liberale e me tradicionale ka me shume te ngjare te tolerojne besimtaret e tjere qe besojne tek krijesat e mbinatyrshme se sa protestantet dhe besimtare te tjere qe e interpretojne Biblen ne menyre me strikte.
Ata ka te ngjare ti interpretojne krijesat e mbinatyrshme si dy alternativa. Njera eshte se ato ekzistojne si pjese e punes se djallit dhe tjera se thjesht jane fjale.
Zoti Mencken thote se sot besimi te krijesat e mbinatyrshme nxitet nga shume filma dhe programe televizive rreth fantazmave dhe objekteve fluturuese te paidentifikuara.
Ne kemi programe mbi krijesat e mbinatyrshme. Rrjete televizive i perkushtohen plotesisht ekzistencea apo jo te krijesave te mbinatyrshme pra ky fenomen eshte bere pjese interesante e kultures tone.
Zoti Mencken thote se Shtetet e Bashkuara jane terhequr nga vende dhe kultura te tjera per pjesen me te madhe te besimeve per krijesat e mbinatyrshme dhe se emigrantet nga Amerika Latine Azia dhe vende te tjera u jane shtuar popullates amerikane qe besojne tek fantazmat dhe eksiztenca e qenieve te mbinatyrshme.