E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korpusi i Paqes shenon 50 vjetorin e themelimit

Para 50 vjetesh Presidenti John F. Kennedy krijoi Korpusin e Paqes per te nxitur paqen dhe miqesine mes Shteteve te Bashkuara dhe vendeve te tjera. Por u desh nje vit i tere deri sa ne gusht 1962 grupi i pare i vullnetareve te Korpusit te Paqes te nisej per ne Afrike. Qe atehere 200 mije vullnetare kane sherbyer si punonjes shendetsie mesues dhe keshilltare teknike ne shume vende te botes.

Ne gusht 1962 Presidenti Kennedy pershendeti vullnetaret e pare te Korpusit te Paqes. Ata do te niseshin me sherbim ne Afrike.

Fakti qe ju jeni te gatshem ta beni kete per vendin tone dhe ne nje kuptim me te gjere ashtu sic e thote edhe emri per kauzen e paqes e te mirekuptimit duhet ti beje te gjithe amerikanet krenare admirues dhe shume pozitive.

Vullnetaret ishin kryesisht ne te 20-tat te sapodiplomuar dhe plot ideale. Por Barbara Joe priti deri sa u be 62 vjec qe te sherbente ne Korpusin e Paqes.

Gjithnje e kisha deshire qe nga viti 1961 qe nje dite te sherbeja ne Korpusin e Paqes. Ne patem femije u transferuam disa here une u divorcova humba djalin edhe nje djale tjeter te adoptuar. Dhe me ne fund mendova se kishte ardhur koha te shkoja.

Para 11 vjetesh Barbara shkoi ne Honduras ku sherbeu si punonjese shendetsie. Pervoja e ndihmoi ate te sheronte plaget e saj te se kaluares.

Mu dha mundesia qe te ndihmoj prinderit ne Honduras qe kishin humbur femijet.

Barbara thote se megjithese puna ne Honduras ishte plot sfida pervoja ishte aq pozitive sa qe ajo vendosi te sherbeje edhe per nje dy-vjecar tjeter.

Ajo shkroi nje liber rreth pervojes se saj me titull Shpresa dhe Triumfi ne fakt emrat e fshatrave ku ajo sherbeu.

Ajo thote se vetem 7 per qind e vullnetareve te Korpusit te Paqes jane te moshes mbi 50 vjecare madje ajo shpreson qe me shume njerez te kesaj moshe te sherbejne ne korpus.

Ne vendet ne zhvillim ky grup-moshe gezon me shume respekt. Se dyti ata kane pervoje nga jeta e tyre. Ata nuk depresionohen nuk i merr edhe aq shume malli per te afermit kjo ishte pervoja ime dhe shpesh ata kane me shume talente.

Emily Doerr ishte nje vullnetare me tipike. Ajo sherbeu ne Korpusin e Paqes pas kolegjit. Para 4 vjetesh ajo shkoi ne Mali jetoi ne nje fshat mesoi gjuhen dhe nisi te edukoje banoret rreth te ushqyerit.

Nje prej ndikimeve me te medha te vullnetareve te Korpusit te Paqes eshte fakti se ne integrohemi flasim gjuhen e vendit vishemi si banoret vendas dhe ndonese nuk integrohemi plotesisht bejme te gjitha perpjekjet per kete qellim.

Ajo thote se hyri ne Korpusin e Paqes si idealiste por ne perfundim u be me realiste.

Zhvillimi nuk eshte i lehte dhe nuk ndodh menjehere.

Emily thote se pervoja e saj ne Korpusin e Paqes ia beri me te lehte te gjente pune ne fushen e zhvillimit nderkombetar.

Tani ajo punon ne projekte arsimi per Agjencine e Zhvillimit Nderkombetar organizate qeveritare qe siguron ndihma humanitare per vende te tjera.

Korpusi i Paqes me dha nje pervoje shume te mire. Mendoj se punedhenesit e vleresojne kete aspekt sepse ata duan te kene punonjes qe e bejne punen pa nevojen e mikro-menaxhimit ose pa iu thene se cte bejne.

Tani Barbara eshte perkthyese e gjuhes spanjolle ne Uashington. Ajo shkon ne Honduras thuajse cdo vit me nje grup qe dergon furnizime mjeksore dhe operon femijet ne komunitete te varfera.

Ajo eshte 73 vjec dhe do te donte te sherbente perseri si vullnetare e Korpusit te Paqes.

Kur te arrij moshen 80 vjecare do ta le profesionin e  perkthyeses dhe do te doja te shkoja diku me Korpusin e Paqes per 6 muaj. Korpusi e ka nje program te tille per vullnetaret e meparshem.

Barbara dhe Emily thone se Korpusi i Paqes ndryshoi jeten e tyre madje ato shpresojne te kene ndryshuar jeten e te tjereve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›