Amerikanët ende të pasigurt për ekonominë e vendit
/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}Lajmet ekonomike në Shtetet e Bashkuara sot ishin si pozitive edhe negative. Një numër rekord pronarësh të shtëpive kanë probleme në shlyerjen e kredive ndërkohë që edhe tregu i punës po shfaq dobësi të mëtejshme.
Shoqata Amerikane e Bankierëve thotë se më tepër se 9% e kredive të shtëpive janë një muaj ose më tepër me vonesë. Edhe elementë të tjerë të problemeve me tregun e shtëpive arritën shifra rekord.
Një raport tjetër tregon se është shtuar numri i amerikanëve që kanë bërë kërkesë për kompensim papunëse javën e kaluar. Zyrtarë të Departamentit të Punës thonë se numri i punonjësve që kanë humbur punën kohët e fundit u rrit me 15,000 vetë, duke arritur në 576,000.
Por një organizatë private studimore thotë se ekonomia amerikane do të vazhdojë të përmirësohet gjatë 6 deri 9 muajve të ardhshëm. Indeksi i saj i treguesve kryesorë u rrit gjatë muajit korrik. Ky ishte muaji i katërt radhazi që indeksi tregon përmirësim. //iç//