E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerikanet ne Afganistan Vogli ishte nje hero i vertete

Te tjera rreth shkrimit Vogli ne Varrezat e Deshmoreve Oketa Komandot tona ne fron lufte Berisha i telefonon Pecit Kryet detyren me burreri Nje tjeter leter ngushellimi vjen per ushtarin e rene ne Afganistan Feti Vogli. Kete radhe letra e ngushellimit vjen nga Afganistani nga Komandanti i Skuadronit te Dyte te Ushtrise se SHBA qe operon ne kuader te misionit ISAF ne Afganistan me te cilin Forcat Speciale Shqiptare kryejne misionin e tyre ne Kandahar. Komandanti ne letren e tij te ngushellimit shpreh konsideraten e tij me te madhe per trimerine dhe kurajen e treguar nga ushtari shqiptar. Nderkohe sqaron edhe rrethanat se si u zhvillua ngjarja.

LETRA E NGUSHELLIMIT
Deshiroj te shpreh ngushellimet e mia te sinqerta per humbjen e te dashurit tuaj. Fetiu po kryente nje mision humanitar jashtezakonisht te rendesishem ne diten qe ndodhi incidenti tragjik. Ai po eksploronte menyrat se si mund te ndertohej nje shkolle dhe nje qender shendetesore ne nje zone te quajtur Robat ku komuniteti lokal ka nevoja jetike per arsimim me te mire dhe infrastrukture shendetesore me te mire. Fetiu po kryente nje mision rikonicioni ne Distriktin Spin Boldak ne Afganistanin Jugor se bashku me kontingjentin e tij te Forcave Speciale Shqiptare Eagle 4 si dhe me trupa nga skuadroni i Kavalerise e anetare te policise afgane.
Gjate operacionit nje polic i pabese afgan ne menyre krejt te befasishme hapi zjarr dhe plagosi Fetiun dhe dy ushtare te tjere te koalicionit. Nje komandant afgan i Pikes se Kontrollit u perpoq te reagonte shpejt per te neutralizuar agresorin por gjithsesi plaget e Fetiut rezultuan shume te renda. Ata qe ishin te pranishem ne kete ngjarje e pershkruan te gjithe reagimin dhe sjelljen e Fetiut pas ketij sulmi te befasishem si heroik. Pa asnje dyshim ai luftoi me nje kurajo absolute me nder e dinjitet duke dhene dhe jeten e tij. Ai u qellua ndersa perpiqej qe ta bente jeten e te tjereve me te mire. Per kete arsye ju siguroj qe Fetiu eshte per ne nje hero qe do te nderohet e do te kete nderimet tona me te larta ndersa vazhdojme misionin tone ne Afganistan.
Ai ishte nje luftetar trim e i respektuar ndaj dhe do te mbetet gjithnje ne mendjet dhe zemrat tona ndersa ne do te mbarojme punen qe ai filloi ne Provincen e Kandaharit. Qellimi im eshte qe Fetiu te jetoje gjithnje ne zemrat tona nepermjet fitoreve te vazhdueshme ndaj Talibaneve dhe nepermjet paqes qe ne po arrijme per popullin afgan te drobitur nga lufta. Sakrifica e tij do te jetoje gjithnje ne shpirtin e nje partneriteti te qendrueshem e te pashkaterrueshem qe ekziston ndermjet ushtareve te skuadronit tim dhe operatoreve special te Forcave Speciale Shqiptare.
Edhe nje here ngushellimet e mia me te thella per ju dhe familjen tuaj. Do te ndjeje mungesen e kapitenit Feti Vogli dhe ndikimin e tij pozitiv ne mjedisin e luftes ne Afganistan. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›