E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerikani deshi ta paguajë dënimin me 2500 monedha

Një burrë nga Utah në SHBA u dënua pasi që u përpoq ta paguajë faturën prej 25 dollarëve me 2500 monedha nga një cent. Incidenti ndodhi në një klinikë kur 32 vjeçari Jason West, nxjerri 2500 monedha në sportel, duke bërë të qeshin myshterinjtë tjerë.

“Jam i gatshëm të pres derisa t’i numëroni të gjitha paratë për tu bindur se i keni deri në centin e fundit”, Yahoo! Finance citon Westin të ketë thënë. Klinika thirri policinë dhe West u dënua 140 dollarë për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Në raportin e policisë thuhet se centët ishin shpërndarë në sportel dhe nëpër dysheme.

Zyrtarët e klinikës thanë se ata kanë qenë të gatshëm t’i marrin centët, por “nuk tolerojnë që centët ose ndonjë objekt tjetër tu hidhen punëtorëve të tyre”.

West i tha gazetave amerikane se nuk i kishte hedhur centët, por thjeshtë monedhat ishin rrotulluar në sportel. “Kjo është natyra e monedhave. Ato rrotullohen, pasi janë të rrumbullakëta”. West tha se këtë faturë e kishte paguar disa muaj më herët, por zyrtarët e klinikës nuk ia kishin llogaritur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›