E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amigo: Jennifer Lopez ka vithet më të mira latine (FOTO)

Rreth 20 mijë lexues morën pjesë në një anketë e cila shpalli fituese këngëtaren Jennifer Lopez. Ajo u cilësua si bukuroshja latine me vithet më të bukura nga 29% e lexuesve duke kryesuar listën bindshëm. Ajo shumë vite më parë, pikërisht këtë pjesë të trupit e ka siguruar për shumën prej 27 milionë dollarëve, në rast se i ndodh ndonjë aksident.

Mbase vendimi i lexuesve ka të bëjë me faktin se gjatë koncerteve që ka mbajtur Jennifer Lopez nuk ka nguruar të nxjerrë në pah armën e saj më të fortë.

Aktorja Eva Mendes ka rrëmbyer 20% të votave. Pozita e tretë i ka takuar këngëtares së famshme kolumbiane Shakira, e cila është dashur të kënaqet me 18% të votave.

Pozita e katërt shkon për yllin e serisë së popullarizuar Desperate Housewifes, Eva Longoria, e cila ka marrë 17% të votave, ndërsa Sofia Vergara renditet e fundit me 16% të votave.   P.K

jenifer

j2

j1

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›