Kate Upton e gatshme për filmin e ri (FOTO)
Bosët nga Hollywoodi dinë se si ta nxjerrin më të mirën nga Kate Upton.
Bukuroshja kishte veshur një parë bikini ngjyrë të bardhë për skenat e filmit The Other Woman.
Ajo është fotografuar në momente të ndryshme, , derisa filmonte skenat në një plazh të Hamptons të Nju Jorkut.
Kate, e cila mbushi 21 vjet të hënën ishte duke filmuar një skenë me kolegun e saj Nikolaj Coster-Waldau, për filmin në të cilin luajnë edhe yjet Cameron Diaz dhe Leslie Mann.
Aktori danez ishte shumë me fat pasi i`u afrua shumë bukuroshes amerikane sepse shkëmbyen puthje.
Por romanca e tyre ndodhi para kamerave, sepse modelja e të brendshmeve thuhet se është në lidhje me bukuroshin e Dancing With the Stars, Maksim Chmerkovskiy,thekson “DailyMail”. P.K

Kate Upton dhe Leslie Mann


