E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnesty International ankohet sërish për romët (po kush po ua vë veshin)

romet 2Organizata e njohur e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, Amnesty International, ka dalë sërish me një deklaratë në mbrojtje të romëve në Shqipëri.

Në deklaratë thuhet se rreth 37 familje rome në Shqipëri rrezikojnë të dëbohen me forcë nga vendbanimet e tyre.

Romët janë strehuar prej dhjetë vitesh në Qendrën e Krijimit të Punimeve të Artit në Rrugën e Kavajës, por pronari i tokës do i largojë romët, pasi aty do ndërtohet.

Disa shtëpi janë shkatërruar tashmë, ndërkohë që autoritetet nuk kanë ofruar asnjë strehim alternativ për romët.

Kjo është e disata herë që Amnesty International del me deklarata për çështjen e romëve në Shqipëri, megjithatë askush nuk e ka vënë ujin në zjarr./ep

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›