E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnesty kritika qeverise per romet

Amnesty International reagon sërish për çështjen e romëve, pas dëbimit nga banesat e tyre duke thënë se: “As autoritetet e bashkisë dhe as qeveria nuk bënë asgjë për t’i ndihmuar ata të gjejnë një strehim tjeter”.

“Familjet rome, disa prej të cilave kishin 10 vjet që qëndronin në ish-qendrën për realizimin e punimeve artistike, në rrugën e Kavajës në Tiranë, u nxorrën me forcë nga banesat e tyre më 7 gusht”, vërehet në një komunikatë. Amnesty International shkruan për shembjen e shtatë prej tetë banesave, përpara se policia t’i përgjigjej thirrjeve të zyrës së Avokatit të Popullit dhe OSBE-së në Tiranë dhe të ndalonte dëbimin dhe shembjet e mëtejshme. Drejtori i përgjithshëm i policisë urdhëroi gjithashtu kompaninë të ndalojë punën në këtë vend dhe të kërkojë ndalimin e ndërtimit derisa të jepet zgjidhja e strehimit. Duke shpjeguar largimin e të gjithë familjeve rome, pavarësisht se disave prej tyre nuk u janë prishur shtëpitë, Amnesty International shkruan se ata kanë frikë të kthehen dhe shumë prej tyre kaluan natën në rrugë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›