E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnistia cmim special ne Lisbone

Pasi ka marre nje cmim ne Berlinale tri te tjera ne Lece si dhe ka marre pjese ne Festivalin Nderkombetar ne Kopenhagen Danimarke Amnistia e Bujar Alimanit fiton nje tjeter cmim. Kete radhe eshte nderuar me cmimin special te jurise ne Festivalin e Filmit ne Lisbone nderkohe qe gjithashtu filmi Amnistia eshte zgjedhur per te perfaqesuar Shqiperine ne OSCAR ne kategorine e filmave ne gjuhe te huaj. Amnistia e regjisorit Bujar Alimani nje prodhim shqiptaro-greko-francez tregon nje histori dashurie te ndaluar mes nje burri dhe nje gruaje bashkeshortet e te cileve vuajne denimin ne burg. E ndersa presin amnistine dy personazhet e filmit te cilet e ndeshin njeri-tjetrin ne ambientet perreth burgut dashurohen. Nje histori e cila lind ne menyre te pazakonte dhe qe nuk mund te kete nje fund te lumtur. Historia e Alimanit lekundet mes te mundures dhe te pamundures mes te moralshmes dhe te pamoralshmes. Nje kufi i veshtire per tu vene. Ne rolet kryesore te filmit interpretojne Luli Bitri Karafil Shena Todi Llupi etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›